POLITIKË

Rama: Punë duke ndenjur në kafe nuk ka

12:18 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kush do punë dhe nuk pret në kafe një punë në shtet mund të fillojë punë. Natyrisht në një pjesë të konsiderueshme këto vende punë janë më paga të ulëta. Por kjo ndodh vetëm në fillim, pas një periudhe pune ka rritje të vazhdueshme të pagës”.




Ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama, gjatë Panairit të Punës në qytetin e Beratit, ku janë afishuar 300 vende të lira pune të kategorive e profileve të shumëllojshme.

Kreu i qeverisë tha se deri më tani janë punësuar rreth 10 mijë persona dhe deri në fund të vitit do të përmbushet objektivi prej 25 mijë persona të punësuar.

“Ka një transformim të rëndësishëm të gjithë procesit që zhvillohet nga zyrat e punës. Në Berat kemi zyra pune shumë aktive, kanë realizuar objektivat. Presim rezultatet e Majit. Bazuar në rezultatet e Marsit dhe Prillit ku filloi një proces i organizuar pune me objektiva për çdo zyrë punë dhe me projeksionet e Majtit deri tani, prekimi tavanin e 10 mijë të punësuarve vetëm nga zyrat e punës. Kështu që objektivi për 25 mijë deri në fund të vitit vetëm nga zyrat e punës, pavarësisht çfarë punësime bëhen jashtë këtij procesi ku kompanitë bëjnë proceset e tyre është i realizueshëm”.

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Rama permend punen,dhe ben mire,sepse kjo fjal i revolton,disa ,te Cilet presin qe Rama tu shkoj dhe tu thote,hajdeni se ju gjeta punen. Ndersa persa i perket Fshatareve,qe punojne ne Fshat,mendoj se eshte mire,qe per nje perjudhe disavjeqare,tjau letesoje taksat.

    Përgjigju ↓
  2. K/ministri ka kohe te shikoje individet qe rrijne ne kafe, por nuk ka kohe te beje punen e tije ne zyre she te ndertoje strategji per shtetin

    Përgjigju ↓