Intervista

Vicente Canelles Montero: Shpresoj që Spanja do të mësojë më shumë për Shqipërinë

13:25 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rudina Hoxha – Java e Arteve Skenike Spanjolle në Shqipëri do të nisë të dielën deri më 2 qershor. Ajo do të tregojë jo vetëm anën tradicionale dhe konvencionale të muzikës spanjolle, por edhe atë moderne. Me këtë rast, ambasadori spanjoll në Shqipëri, Vicente Canelles Montero jep një intervistë ekskluzive për ‘Gazeta Shqiptare’ ku ai thekson se Spanjollët nuk e njohim mirë realitetin në Shqipëri. “Shpresoj që java e arteve skenike spanjolle të ndihmojë spanjollët të mësojnë më shumë për Shqipërinë “ekzotike.”




Z.Ambasador, java e arteve spanjolle në Shqipëri nis këtë të diel. Si u arrit të realizohej një aktivitet i tillë?
Mund të them se ky aktivitet nuk mund të bëhej realitet pa mbështetjen dhe ndihmën e punonjësve të ambasadës. Na u desh ca kohë për ta realizuar. Ne i filluam përgatitjet që vitin e shkuar kur ne i kishim disa nga emrat e artistëve. Artistët spanjollë përfaqësojnë trende të ndryshme muzikore. Me këtë kombinim artistësh, ne donim të tregonim se muzika spanjolle nuk është vetëm flamenco apo muzikë klasike, por edhe muzikë moderne.
Kur mundësia u ofrua sa i takon artistëve të muzikës moderne, ne thamë “Po” dhe i ftuam në Tiranë.

Çfarë duhet të dinë artdashësit shqiptarë për këtë event?
Këtu dua të theksoj idenë se Spanja, e cila karakterizohet nga një e kaluar artistike e lavdishme, e njohur në të gjithë botën, aktualisht po krijon edhe vepra moderne të cilat nuk janë as tradicionale dhe as konvencionale apo të zakonshme. Sot për sot, gjërat janë më moderne dhe interesante duke na bërë të mendojmë se ja vlen të njohësh artin spanjoll.

Cili është mesazhi që përçon ky aktivitet?
Shpresoj që ky aktivitet të tejçojë mesazhin se Spanja është e interesuar për Shqipërinë. Më duhet të them se ekziston një imbalancë midis asaj që shqiptarët dinë për Spanjën dhe ata dinë shumë dhe asaj që spanjollët dinë për Shqipërinë. Në këtë kuptim, ne jemi deficit.
Nga kjo pikëpamje, shpresoj që artistët spanjollë të vazhdojnë ta mbajnë interesin e shqiptarëve gjallë, por në të njëjtën kohë, shpresojmë që spanjollët me këtë rast ta njohin edhe më shumë Shqipërinë. Nga vizitat e spanjollëve në Shqipëri, të gjithë janë larguar të mahnitur. Ne duhet ta pranojmë: Spanjollët nuk dinë shumë për realitetin në Shqipëri, sepse nuk ka ende një numër të lartë turistësh spanjollë në Shqipëri. Deri më sot, të gjitha spanjollët që e kanë vizituar Shqipërinë, janë larguar me çantat plot me çaj mali dhe me suvenire të tjera.
Ata ishin shumë të lumtur që vizituan dhe zbuluan një realitet që ndoshta nuk e pritnin. Ata gjetën në Shqipëri njerëz të dashur, interesantë dhe aktivë. Kjo ishte një surprizë për ta. Shpresoj që java e artit spanjoll do t’i ndihmojë spanjollët të mësojnë më shumë për Shqipërinë ‘ekzotike.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.