Fol me Psikologen

Më pëlqen shumë fqinji, a është turp t’ja them vetë e para?

09:55 - 30.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më pëlqen shumë fqinji që kam përballë dhe ai më shikonte dhe ndonjëherë flirtonim kur ishim vetëm të dy në ashensor. Ka disa kohë që sikur s’ma var më. A është turp ti them vetë e para që më pëlqen?




-Përshëndetje e dashur! Fqinji është një person me të cilin ke kontakte të shpeshta dhe ajo që ti pranon është tërheqja që ke për të. Flirtimi juaj në një hapësirë të vogël siç është ashensori tregon se tërheqja ka qenë nga të dyja palët. Pra shkëmbimet e vështrimeve dhe buzëqeshjeve ju kanë përfshirë të dyve. Situata të tilla flirtuese të bëjnë të ndihesh mirë, e shijon faktin e të qenurit në qendër të vëmendjes së një djali i cili në rastin konkret të pëlqen shumë. Jo vetëm kaq, flirtimi është vërtetuar se rrit vetëvlerësimin dhe me të drejtë e ke shijuar këtë pjesë. Tashmë që fqinji nuk i përgjigjet shikimeve të tua me të njëjtën mënyrë ndihesh keq.

Pyetja që bën është e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Dëshiron ta hedhësh ti hapin e para, por heziton sepse e sheh si një akt të turpshëm. Në shoqërinë tonë jemi mësuar të shohim djem të cilët bëjnë të tilla propozime apo hedhin hapin të parët për të treguar pëlqimin ndaj një vajze. Ato që arrijnë ta bëjnë këtë shihen me një sy tjetër dhe shpesh paragjykohen. Pavarësisht reagimeve dhe opinioneve të ndryshme duhet të pranojmë se të tilla sjellje janë mëse normale. Vajzë apo djalë të gjithë kanë të drejtën të shprehin hapur ndjenjat e tyre dhe nuk ka aspak vend për të ndjerë turp. E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë është turpi dhe pse ndihesh kështu? Me siguri të ka shoqëruar në situata të ndryshme të jetës nga fëmijëria e deri më sot.

Turpi është një emocion i fuqishëm i cili drejton atë që themi “duhet” në jetën tonë, ato që kemi brendësuar me kalimin e viteve që na tregojnë nëse jemi të mirë apo të këqinj, në rrugë të mbarë apo jo…Merre situatën në dorë dhe mos u mendo gjatë, nëse dikush të pëlqen askush në botë nuk mund të të ndalojë t’ja thuash, në fakt jo verbalisht (me gjeste) ti ja ke thënë këtë. Kurrë nuk dihet se cila do të jetë përgjigja, por sido qoftë në fund do të ndihesh mirë që bëre atë që munde dhe pse jo që guxove duke bërë atë që do.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.