Media

Ndahet nga jeta papritur gazetarja shkodrane, kolegu e priste të jepnin lajmet

15:51 - 31.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është ndarë krejt papritur nga jeta spikerja e Radio Shkodra, Suzana Dibra. Prej 40 vitesh në këtë institucion, ajo ishte zëri emblematik, që tashmë do t’i mungojë gjithkujt që e ka dëgjuar qoftë dhe njëherë të vetme.




Ardian Hoti, kolegu i saj ka pohuar se e priste Zanën sot për të dhënë lajmet, por kanë marrë vesh lajmin e kobshëm se ajo ka pësuar atak kardiak. “Suzana Dibra, zëri embleme i Radio Shkodrës, tashmë do të na mungoje..!

E prisnim ne Radio sot për të dhënë bashkë edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishtë i ndarjes së saj nga jeta..!!! Zana Dibra, mikja dhe kolegia jonë e mirë, na shokove dhe trishtove pa masë me vdekjen e parakohshme!

Pushofsh në paqe!”.

Ikja e gazetares, e cila pësoi atak kardiak ka lënë pas shumë dhimbje te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Ndërsa kolegia Merisa Gjoni shkruan: “Jo gjithmonë ka lajme te mira! Ky është nder ato lajme qe asnjëherë s’do doja te jepja! Pushofsh ne paqe Suzana Dibra! Do kujtohesh gjithmonë për zërin unik!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.