BLUETOOTH

Propozimi në ‘TOP’, flet Blendi Fevziu… Po Turjan Hyska çfarë do bëjë?

10:30 - 02.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Largimet që priten të ndodhin në shtator, ja cilët janë moderatorët e njohur që ikin e rikthehen. Shkëmbimet mes mediave vizive, emisionet që ndryshojnë logo transmetimi




Prej kohësh përflitet lartë e poshtë lidhur me lëvizjet e moderatorëve të njohur nga televizionet nga të cilat ata vetë kanë krijuar tashmë një emër dhe janë rritur me atë logo të asaj media vizive. Por mesa duket gjithë vitet dhe eksperienca e kaluar në atë televizion ka një fund dhe moderatorëve u duhet për një arsye apo për një tjetër të largohen nga ajo media për t’iu bashkuar një tjetre duke nisur kështu një cikël të ri.

Një ndër moderatorët për të cilin u bënë më tepër thashetheme të cilat zgjatën për një kohë të gjatë ishte pikërisht Turjan Hyska, i cili thuhej se do të linte Vizion Plus për t’iu bashkuar Klanit. Por i pyetur për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, ai u shpreh se ende nuk është vendosur diçka përfundimtare për ta konfirmuar si lajm. Por mesa duket Turi nuk paska qenë i vetmi, i cili mund të lëvizë në një media tjetër vizive.

Kohët e fundit, nën lupën e medias ka qenë vetë drejtuesi i “Opinion”, Blendi Fevziu. I pyetur për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, nëse është i vërtetë largimi i tij për në televizionin Top Chanel, ai u shpreh se një vendim i tillë nuk është marrë përfundimisht.

 

Mesa duket ‘valixhja’ e tij e ‘Opinion’ mund të mos qëndrojë përgjithmonë në televizionin Klan, edhe pse arsyet ende nuk dihen dhe vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

Por ajo që mund të pritet është edhe rikthimi në ekran i moderatorëve, të cilët i janë larguar televizionit për një farë kohe. Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” thonë se një ndër figurat e dashura që mund të rikthehet është edhe ish-prezantuesja e “Pasdite në Top Chanel”, Jonida Shehu. Sipas tyre, kësaj radhe nuk do ta shohim më në Top moderatoren, por në Klan Plus. Shtatori me siguri si çdo vit na rezervon ndryshime të ndryshme të papritur, duke parë se cilët do të jenë ata që do të rikthehen apo edhe ata që do të ndërrojnë logo të medias duke marrë emisionin e tyre me vete. Se kush do të bëjë gati valixhet për t’u rikthyer apo edhe për të ndërruar destinacion, ende nuk është konfirmuar, por e sigurtë se shtatori na rezervon surpriza të bukura!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.