MILOSAO

Elliott Moglica sjell një stil të ri letrar me novelat “Pemë e shartuar”

12:15 - 03.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Halil Rama – Poeti dhe prozatori shqiptaro-kanadez Elliott Moglica, pas suksesit me vëllimin poetik “Burri i Protontë”, librit historik dhe akademik “Burri i madh Hasan Moglica (1854-1915)” dhe me studimin e tij artistik dhe kërkues rreth “Poezia dhe Politika”, del para lexuesit me librin në dy gjuhë (anglisht dhe frëngjisht) titulluar, Graft-of-Tree Short Stories (Volume 1) // Nouvelles d’Elliott Moglica: Greffe d’un arbre (Volume 1). Kësioj ai vjen si krijues i një forme të re të shkrimit të novelave e tregimeve, e quajtur: “Pemë e shartuar”. Moglica, njohës perfekt, jo vetëm i letërsisë angleze e frenge por edhe asaj globale, bën kështu në hop cilësor dhe produktiv në kapërcimin nga inovimi i poezisë protonike (“protonic poetry”) në tregimet/novelat pemë-e-shartuar (“graft-of-tree short stories”).




Në vëllimin e parë të këtij stili të ri — “Novelat: pemë e shartuar” — Moglica përshkruan me mjeshtri të rrallë dy histori: “Ulërimë e uritur” (“Hollow Screaming”) dhe “Nëpunësit skelet” (“Skeleton Servants”). Çdo histori, si një pikturë klasike që mund të vlerësohet ndryshe, komunikon me lexuesin një mesazh të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Ky libër dygjuhësor shqyrton se çfarë do të thotë të mbijetosh ‘betejat e jetës’ si dje, sot dhe nesër dhe se si tregimet/novelat mund të zbulojnë përvoja thellësisht njerëzore që shpesh fshehin në zemrat tona. Këto novela përshkruajnë përpjekje të larta për të kapërcyer ndjenjat e vështira dhe për të mirëpritur ndjenjat e këndshme të të qënit të hapur, të lumtur, të gjallë, të mirë, të dashur, të interesuar, të fortë, pozitiv, të respektueshëm dhe të drejtë. Poashtu, në ketë vellim autori përfshin tre poema protonike (“protonic poetry”) duke i përzier gjinitë me idenë e dlirë të pasurimit të shkrimit.

Këto novela janë kompozuan midis viteve 2006 dhe 2016 në Kanada dhe në Angli. Ngjarjet e tyre ndodhin midis viteve 1976 dhe 2016 — për “Ulërimë e uritur” në Tokë, dhe për “Nëpunësit skelet” përfshin udhëtimin në një kohë dhe planet të panjohur.

Hyrja e librit hedh dritë rreth stilit letrar, “pemë-e-shartuar”. Secila novelë ka një pyetje kryesore që shfaqet në rrënjët e saj. Historia e secilit tregim ose novelë duket si një pemë me të paktën dy degë të shartuara në të njëjtin trung. Trungu ka një simbol dhe një karakter vëzhgues (autori) që janë të pranishme gjatë gjithë historisë. Çdo degë ka protagonistin dhe antagonistin e saj dhe duhet të sjellë një qasje tjetër për t’iu përgjigjur pyetjes kryesore. Historia e përgjithshme, brenda çdo tregimi/novele, zbulon kuptimin përmes kontrastit mes dy degëve. Çdo novelë përfshin një pjesë të shkurtër të poezisë ose të prozës në fund të historisë — si një zog që zbret në degët kryesore — në një mënyrë që i lejon lexuesit të gjejë një përgjigje domethënëse në pyetjen e paraqitur dhe moralin pas historisë.

Mark F Jones, redaktori (në anglisht), në faqen 77 të versionit në anglisht, duke vlerësuar zërin authentik të shkrimtarit mes te tjerash shkruan se “Elliotti ka një stil të veçantë në të dyja poezitë dhe prozën…”. Normand Savoie, përkthyesi i librit (në frëngjisht), në faqen 81 të versionit në frengjisht, shkruan: “Stili letrar i Moglicës është unik dhe interesant”.

Në fund të librit, lexuesi do të gjejë “Shtojca — Qasja në çdo histori”, “Falënderime” dhe numëron “Fundërimet”. Libri është është vënë në qarkullim në shtator të vitit 2017-të dhe është një bashkëpuni i ri i Botimeve M&B me shkrimtarin Moglica.

Ndërsa autori i librit vazhdon udhëtimin e nënshrimit të librave — si në Kanada dhe më gjerë ky libër ka ngjallur vëmendje dhe mrekulluar mjaft dashamirës të librit si edhe në veçanti mësuesit e gjuhës. Ky libr briliant është shkruar nga një perspektivë e re. Shkrimtari Elliott Moglica inovates një stil të ri letrar të novelës: Pemë-e-shartuar.
Elliott Moglica ka kryer 25 vjet shkollim në katër gjuhë: shqip, anglisht, turqisht dhe frengjisht. Deri në vitin 2017, ai është autori i 16 librave me poezi, romane, biografi, tregime/novela dhe libra fëmijesh. Moglica jeton në qytetin e Toronto-s, të provincës së Ontario-s, në Kanada.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.