AKTUALITET

Emigrantët në Greqi do të paguajnë gjysmën e tarifave për lejen e qëndrimit

18:06 - 04.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Amendamenti për uljen e tarifave të lejeve të qëndrimit është dërguar në parlamentin grek për tu votuar javën e ardhshme.




Ky amendamenti do reduktojë ndjeshëm tarifat për një sërë lejesh qëndrimi, duke favorizuar një numër mjaft të madh emigrantësh.
Bëhet fjalë për lejet e nxjerra sipas udhëzimeve europiane, për të cilat emigrantët në Greqi paguajnë shumë më tepër se në vendet e tjera të Unionit.

Këto janë: leja e rezidentit afatgjatë (epi makron), leja unike, karta blu, leje qëndrimi për bashkim familjar, për studime, dhe për kërkime.

Pagesa për gjithë lejet europiane do të unifikohet dhe do të jetë 150 euro për çfarëdo lloj lejeje dhe pavarësisht afatit.

Në të njëjtin amendament theksohet se emigrantët e papunë nga kriza ekonomike përfitojnë siguracion shëndetësor falas, si dhe shtetasit grekë, ndërsa për fëmijët mbi 18 vjeç do të kenë mundësinë të sigurohen nga prindërit si për lejen e qëndrimit ashtu dhe për siguracionin shëndetësor.

Qeveria greke e paraqiti amendamentin pas paralajmërimeve nga Komisioni Europian se Greqia do të mund të penalizohej për shkak se aplikon tarifa shumë të larta për lejet e qëndrimit europiane.

Në arsyetimin që shoqëron tekstin e amendamentit, thuhet ndër të tjera:

“Konsiderohet se shuma 400 euro për lejen e rezidentit afatgjatë, si dhe shumat që variojnë midis 150 – 450 euro për nxjerrjen e lejes unike, “kartës blu”, lejet e qëndrimit për bashkim familjar, studime apo kërkime, nuk respektojnë parimin e reciprocitetit dhe përbëjnë pengesë për ushtrimin e të drejtave përkatëse nga shtetasit e vendeve të treta”.

Nga ana tjetër, mbeten të pandryshuara tarifat për lejet kombëtare. Ndër këto leje përfshihen: ajo 10 vjeçare, leja për arsye të jashtëzakonshme dhe leja e qëndrimit e brezit të dytë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.