Kosova

Deputeti kosovar kërkon që Kanuni të futet në Kodit Penal

18:52 - 05.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti kosovar i lëvizjes “Vetëvendosje”, Adem Mikullovci ka deklaruar sot se në Kodin Penal duhet të futet edhe Kanuni.




Mikullovci e ka argumentuar qëndrimin e tij, duke u shprehur se Kodit Penal duhet t’i vijë “erë” shqip.

“Nuk më pëlqeu fort, se nuk po i vjen erë shqip këtij projekt-kodi. Mendoj se do u ishte dashur të mbështeten ata ekspertët tuaj pak edhe në Kanun, edhe në traditën e pleqve. Pleqëria jonë ka zgjidhur konflikte që nuk ka ditur asnjë jurist t’i zgjidhë. Posaçërisht u ndala në dhunën në familje. Ky ligj nuk mund të aplikohet si në Angli, Amerikë e tjera vende. Ne jemi tjetër dhe duhet t’iu tregojmë që jemi tjetër”, ka thënë Mikullovci.

Ai mori përsipër të sillte edhe një shembull, si për të ritheksuar mendimin e tij.

“Të marr një shembull sipas këtij ligji. Nëse gruaja e padit burrin e burri shkon dy vjet në burg, e kur të kthehet prej burgu a e pret ajo grua në shtëpi, tregomëni? Mandej, le të flasin ata çka të duan, por pa e rrahur fëmijën, fëmija nuk bëhet ‘terbije’, kot më tregoni ju mua dhunën në familje. Mendoj që tepër po mundohemi të bëhemi anglez.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.