Media

Do largohet apo jo nga “Tv Klan”? Fevziu merr vendimin përfundimtar

19:47 - 08.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë më parë në media të ndryshme u fol për largimin e gazetarit Blendi Fevziu nga televizioni “TV Klan”, pasi “Top Channel” kishte ofruar një shumë të madhe parash për ta futur atë në Top media.




Këto zëra as Fevziu nuk i mohoi duke thënë që ende ishte duke shqyrtuar ofertën e bërë. Por, mesa duket drejtuesi i emisionit “Opinion” ka vendosur të qëndrojë dhe për disa kohë në “Tv Klan”.

Kështu thuhet në një reagim të këtij televizioni, duke theksuar se ai  do të vijojë të qëndrojë në këtë ekran edhe për sezonin e ardhshëm.

Në reagim thuhet se Blendi Fevziu do të qëndrojë në “Tv Klan” minimalisht edhe për 5 vitet e ardhshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.