BLUETOOTH

20-vjetori i “Miss Shqipëria”, Joinda Shehu i rikthehet ekranit

16:55 - 09.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Ja cilat do të jenë surprizat e dy netëve




Vetëm pak ditë kanë mbetur nga finalja e “Miss Shqipëria 2018”, ndërsa organizatorët e eventit të vetëm të bukurisë në vend kanë zbuluar për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” disa nga detajet e këtij spektakli. Në këtë edicion të konkursit të më të bukurës shqiptare do të konkurrojnë 32 vajza nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe vende të tjera ku jetojnë shqiptarë.

Bukuroshet e këtij viti kanë përmbyllur turin e përhershëm të “Miss Shqipërisë”, ku kanë parë qytete të ndryshme, kanë vizituar zona dhe treva të lashta historike dhe turistike, nga deti në mal dhe aktualisht kanë filluar përgatitjet për natën e madhe. Por, ky edicion do të jetë i veçantë dhe i ndryshëm nga ata paraardhësit.

“Miss Shqipëria” sivjet feston 20-vjetorin dhe për këtë arsye edhe festa që do të organizohet në Kalanë e Tiranës do të jetë speciale dhe jo një, por dy net radhazi. Kështu, mbrëmjen e 10 qershorit do të parakalojnë në skenën e “Miss Shqipërisë”, përveç konkurrenteve për më të bukurën, edhe shumë të ftuar specialë dhe miq të “Deliart Association”. 20 vite nënkuptojnë shumë bashkëpunime dhe kujtime, aventura dhe sfida të cilat do të risillen në vëmendje nga vetë protagonistët. Ndërsa nata e dytë, ajo e 11 qershorit do të jetë finalja festive, në fund të së cilës juria do të përzgjedhë mbretëreshën e këtij viti. Surpriza e tretë që organizatorët kanë zbuluar sot janë emrat e prezantuesve.

Për ata që u ka munguar, Jonida Shehun do të kenë mundësi ta ndjekin sërish nga ekrani me gjithë sharmin dhe karizmën në prezantim. Ajo do të ngjitet në skenë bashkë me dy vëllezërit e njohur, Donald dhe Romeo Veshaj. Një trio që ka filluar ndërkohë provat për të sjellë një prezantim krejt ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar deri më sot. Surpriza të tjera? Ka plot të ftuar specialë ky vit. Por shumë prej detajeve do të tregohen të dielën dhe të hënën në eventin special të “Miss Shqipëria 2018”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.