Nostalgji

Nostalgji/ Nga Berisha, tek Rosela, të gjithë rendin pas Çiljetës

16:00 - 10.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Nga Berisha, tek Rosela, të gjithë rendin pas Çilit




Çiljeta Xhilaga është padyshim sot femra më e suksesshme në Partinë Demokratike. E duan dhe i shkojnë pas të gjithë. Kjo gjë u vu re më shumë se kurrë ditën e festës së “1 Majit”. I kishin besuar prezantimin e koncertit festiv. Pak çaste para se të niste koncerti, ku morën pjesë mjaft këngëtarë të njohur, paparaci ynë i është vënë pas Çilit dhe ç’të shihje: nga kryeministri i vendit Sali Berisha e deri tek koleget e saj e ndiqnin dhe e shihnin me adhurim. Fotot që ju sjellim ekskulzivisht në “Bluetooth” e shfaqin Çilin shënd e verë, me fustanin blu aq të përshtatur e po aq të komentuar nga të gjithë. Fillimisht pranë saj është afruar deputetja Albana Vokshi, e cila i ka dhënë ndonjë porosi të vogël.

Më tej është afruar deputetja Rajmonda Bulku, që padyshim i ka dhënë sugjerimet e saj aktoreske për mënyrën e qëndrimit dhe prezantimit në skenë.

Nuk mund të mungonte as zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli e cila i tregon me gisht vendin ku duhet të rrijë. S’ngelet pas as këngëtarja Rosela Gjylbegu, e cila prej disa muajsh punon në Kryesinë e Kuvendit. Siç thonë njerëzit që kanë qenë aty pari, Rosela e ka inkurajuar Çilin për misionin që ka marrë, duke i thënë se “unë vetë nuk kisha për t’ia dalë kurrë”. E më në fund por padyshim më i rëndësishmi ka qenë Kryeministri i vendit, Sali Berisha, që i ka dhënë një përqafim gjithë dashuri ‘beniamines’ së tij. Prezantimi i koncertit nga Çili u përfol në shumë ambiente, e madje thuhet se mori më shumë vëmendje se fjalimi i Kryeministrit Berisha!

Ky shkrim u botua më 8 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.