OPINION

Bashkimi i shqiptarëve, një politikë e re e niveleve amerikane

20:56 - 11.06.18 Spartak Ngjela
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në fakt kjo është shenja e parë e bashkimit alban në Ballkanin Perëndimor.




l.Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë, çirret me ulurimë se po formohet Shqipëria e Madhe. Por ky është në fakt dëshpërimi që ish agresorëve antishqiptarë po iu vjen nga historia re e riafirmimit shqiptar.

Kjo në të vërtetë është rrjedhojë e marrëzisë shekullore serbe dhe greke: eliminimi i Shqipërisë dhe i gjuhës shqipe.

Një bandë kriminale shekullore që ka vrarë shqiptarë, që ka blerë thuajse të gjithë krerët që kanë drejtuar Shqipërinë; që ka shpërngulur qindra mijë shqiptarë për në Turqi; që ka destabilizuar vazhdimisht Shqipërinë me anë të bastardëve që ke pasur këtu në Shqipëri; që ka krijuar shkatërrimet e gjithë ekonomisë shqiptare në vitet 1991-1996 më hordhitë banditeske të Sali Berishës; që ka lëshuar dhe ka paguar e po paguan imamët dhe hoxhallarët shqiptarë për të sjellë përçarje anti shqiptare në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët në Ballkanin Perëndimor; që ka destabilizuar tre herë Shqipërinë që nga viti 1991 – e pra, pasi ka bërë të gjitha këto, e trembur, këlthet tani me Daçiç e me ministrat e tjerë që të pengohet zhvillimi shqiptar në Gadishullin ILIRIK.

Por e kanë të kotë. Bashkimi i shqiptarëve sot është një politikë e re e niveleve amerikane dhe gjermane.

Politika amerikanë tani ka dalë përfundimisht në rolin e saj primar për fenomenin e ri të albanizimit të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ky në fakt duhet të quhet ILIRIKUMI Perëndimor, por do të vijë koha që të duhet i tillë.

ll.

Në fakt politika amerikane po kërkon të ndreqë padrejtësinë e madhe që Fuqitë e Mëdha europiane i kanë bërë shqiptarëve, popullit më të vjetër të Europës, duke nisur që nga viti 1870.

Nëse nuk do të ishte kjo padrejtësi, sot Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi nuk do të ishin shtete të mëvetësishëm. Të tre këta shtete janë krijuar mbi gjakun dhe shfarosjen e shqiptarëve. Kjo është vetë historia reale.

Asnjë shtet nuk mund të qëndrojë gjatë në histori nëse është formuar me një histori të pavërtetë. Serbia është një shtet i tillë, dhe prandaj tani që ka nisur historia e vërtetë Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjithçka do të shkojë në vendin e vet historik, dhe kjo pa dyshim do të jetë arsyeja e vërtetë e krizës serbe, krizës greke dhe maqedonase, që sigurusht se do të vijojë. Ndërsa ky nuk është aspak faji i shqiptarëve, por i vetë asaj që serbët vetë kanë krijuar.

Janë banda historike 150 vjeçare që ende duan shfarosjen e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Por kohët kanë ndryshuar: fuqitë e mëdha që e kanë coptuar Shqipërinë janë tani me shqiptarët. Jo të gjitha janë me shqiptarët, por është mendimi politik amerikan që ka dalë në skenë për të rigjallëruar botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Kjo do të jetë politika e ardhëshme amerikane, sepse politika amerikane tani e ka të strukturuar skematikisht politikën shqiptare të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë që, në një aspekt global, politika e lartë perëndimore e drejtuar nga politika korente amerikane e ka kuptuar që investimi sllav, si epiqendra e dikurshme e politikës perëndimore në Ballkan, ka dështuar pikërisht për faktin që ka dashur të likuidojë botën shqiptare.

Sot shqiptarët të shkruar si maqedonas, si serbë dhe malazezë; si dhe shqiptarët të shkruar si grekë në Greqi, janë miliona, dhe politika amerikano-gjermane kuptohet se po kërkonin t’i utilizojë për të deklaruar kombësinë e vërtetë.

Ky mendohet të jetë një proces shumë interesant, atëherë kur politika perëndimore do ta çojë këtë frymë edhe në Greqi, ku sot mendohet se jetojnë rreth 4 milionë shqiptarë që flasin shqip.

lll.

Për të gjitha atë që analizuam dhe cekëm më lart, na duhet të theksojmë se kot çirren në këto momente serbët vulgarë të genocidit antishqiptar. Shqipëria shpejt do të jetë një bashkim gjithëshqiptar në Gadishullin Ilirik.

Kjo tani është politikë amerikane dhe gjermane njëherësh. Por sidomos amerikane. Sepse Shqipëria ka hyrë në analet e politikës së madhe. Ky është në fakt fati i madh i shqiptarëve.

Në funksion të kësaj kot lodhen edhe të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë. Gjithçka është vendosur. Nuk mund të bëhet politikë e madhe amerikane në Shqipëri me politikanë të korruptuar, që njëri sheh nga Beogradi, tjetri sheh nga Stambolli, tjetri nga Athina dhe të gjithë bashkë kundër demokracisë dhe sistemit.

Rama, Berisha, Meta dhe Basha, për politikln amerikane dhe atë perëndimore, janë individë të sëmurë dhe të korruptuar.

Amerikanët ka kohë që e kanë konstatuar karakterin skizofrenik të politikës Berish-Rama, prandaj e kanë përcaktuar drejt dhe saktë politikën e ardhëshme të Shqipërisë, sepse kjo politikë e karakterit skizofrenik, së pari Nuk ka lejuar zgjedhjet e lira, e pastaj Ka dominuar drejtësinë dhe Ka instaluar korrupsionin.

Karakteri skizofrenik i politikës në fakt është burimi nga ku del e shfaqet çdo lloj tiranie dhe vetë pushteti perersonal e absolut.

Më anë të Reformës në Drejtësi, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare, dhe sigurisht që do të vendosë në Shqipëri pushtetin gjyqësor të pavarur e të drejtë, dhe do të garantojë me strukturë striktligjore zgjedhjet e lira.

Në fakt, vetëm kështu do të fillojë strukturimi i demokracisë në Shqipëri.

IV.

Po të shihet me vëmëndje, korruopsioni i lartë shtetëror shqiptar ka korruptuar pjesën më të madhe të medias dhe i ka dhënë edhe asaj karakter skizofrenik. Të gjitha analizat antiamerikane nëpër emisione televizive dhe nëpër gazeta, kanë edhe këto karakter skizofrenik në mbrojtje të korrupsionit.

Por që të gjitha nuk kanë asnjë vlerë bllokuese ndaj Reformës së Shqipërisë, sepse pas çeljes së negociatave, të gjitha do të sfumohen.

Më anë të Reformës në Drejtësi menjëherë pas çeljes së negociatave, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare.

Ajo menjëherë pas këtij likuidimi domosdoshmërisht do të vijojë me sukses reformën në Kosovë dhe në Maqedoni, dhe do të hapë premisat për të strukturuar juridikisht albanizimin real të ILIRIKUMIT Perëndimor, drejt bashkimit të një shteti të ristrukturuar shqiptar, i cili sigurisht që do të jetë i gatshëm të hyjë i gjithë, si botë shqiptare, në Bashkimin Europian. Prandaj gjithçka do të varet nga evolucioni demokratik i gjendjes në Shqipëri.

Pikërisht kjo vjen dhe e shqetëson tharmin antishqiptar që vegjeton ende në Serbi. Por sigurisht që janë vaje të kota, sepse të gjithë antishqiptarët serbë nuk kanë forcë që të mposhtin të vërtetën.

Ata duhet të kujtohen se të vërtetën shqiptare të albanëve të Ballkanit, nuk e kanë fshehur ata vetë, por fuqitë e vjetra europiane, të cilat tani, ashtu siç e analizuam më lart, kanë kaluar të e vërteta historike për botën shqiptare në Gadishullin Ilirik, dhe po kërkojnë që politikën globale për këtë zonë ta mbështesin te bota shqiptare, e cila tani është 97 përqind proamerikane dhe properëndimore.

Është pikërisht ky fakt që e dominon arsyen amerikane dhe gjermane për ta vendosur politikën e tyre te Shqipëria, Kosova dhe te e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.


Shfaq Komentet (5)

Leave a Reply to agroni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Edhe Hitleri thoshte,te bashkojm,krejt folesit e Gjermanishtes,me parjashtim,te rracave inferiore! Kush ishin rracat inferiore? Pyetja eshte, a duhen te bashkohen krejt Njerezit qe flasin nje gjuhe? Nese vendoset te behet keshtu,atehere,jap disa shembuj,Popujt qe flasin Spanishten,Popujt qe flasin gjuhen Sllave,Popujt qe flasin Arabishten,dhe ka edhe shembuj te Tjere! Mendoj se nje perpjekje per bashkim te Njerezve qe flasin nje Gjuhe,sjell lufte! Deshiroj te theksoj,se Ngjela ka te drejten e Tij,per te shkruar,dhe dhene mendime,por lufterat smund te shmangen,po te shkohet ne kete rruge.Njeriu enderron,por kur ka ngerq,zgjohet i lemeritur nga gjumi,dhe dhe thote me Vete,i letesuar,isha ne enderr!Lufta nuk eshte enderr,dhe sikur te kete ngerrq,ka probleme,per kete kerkoj nga Zoteri Ngjela,ne menyre miqesore(sepse personalisht,nuk e njoh,dhe i deshiroj,te qetesohet,duke shikuar Vetveten ne menyre autokritike)!Sepse nxitja per Lufte eshte,problem!

    Përgjigju ↓
  2. luftrat ndodhen pasi shqiptaret dhuneshem i ndane Fuqite e Medha Agron i nderuar , hiq me pake se dy luftra botrore dhe dy ballkanike . Ne prag td Konferences se Londres ishte nji justifikim ndryshe nga ato fuqi europiane , se ” po sakrifikoheshin trojet shqiptare dhe shqiptaret per paqen ne Europe ” mirpo , paqja nuk ndodhi pikrishte pse apetitet grabiteqare te fqinjeve grabiteqar te shqiptareve te cilet nuk ishin shqiptar dhe nuk flisnin te njejten gjuhe shqipe . Pasojat dihen dhe sot jane te dukeshme dhe te prekršajne Agron . Shqiptaret e nji trungu kompakt te shtrire ne 150 mij Km2 u tkurem ne nji siperfaqe dhe hapesire prej me pak se 50 mij Km2 , u coptuan ne 6 parcela per ti sunduar me lehte dhe sot jetojne te ndare nga njeri tjetri si asnji popull tjeter i botes .Shqiptaret sakrifikuan bashkejetesen e tyre per nji paqe te paqene ne Europe pa patur asnji ndikim ne rezikimin e asaje paqe . Shqiptaret u shkombtarizuan dhe u asimiluan masovikishte ne turq, ne grek , serb, malazez e maqedon artificial , te paqene sepse,shqiptareve iu ndalua me ligj veprimi i Kishes Ortodokse Shqiptare ne vendet ku jetojne si ne Kosove , Serbi , Greqi , Mal te Zi e Maqedoni .
    Une nuk pajtohem me mendimin e juaj Agron ngase ne shqiptaret nuk erdhem ne keto troje ku jemi nga vende dhe kohra te ndryshme por ,gjithe ne ishim ketu , krijuam histori, ishim te civilizuar dhe u dhame tjereve civilizim, flisnim dhe flasim td njejten gjuhe , kishim dhe kemi te njejtat doke , zakone shqiptare , tradite shqiptare , folem dhe flasim te njejten gjuhe shqipe ne dy dialektike te kuptueshrm nga dy tabort dhe Agron . Gjithe td tjeret erdhen ke ne dhe , pse tjeret erdhen ne hapsirat tona ishte shkak i gjithe atyre luftrave .
    Gjitha keto qe arritja ti qese ne leter , nuk jane as arsye dhe as shkak per lufte por , mendoje e kunderta qe shkaktoi dy luftra boterore , dy ballkanike dhe shume tensione tjera , mendoje une dhe, jame me nji mendje me avikat Ngjelen

    Përgjigju ↓
  3. Zoteri Ngjela,jo flisni,dhe keto gjera edhe i perserisni,por nuk mbulohet dielli me shoshe(site)! Amerikes,ka nje qendrim neutral karshi Shqiperis,dhe kurrsesi,se ve para ndonje Vendi ne rajon! Amerika ka probleme,qe nuk mund te imagjinohen. Atehere perse Shqiperija qenka Vendi me pramerikan ne Bote? Tash kalojm tek,Europa,ku kerkohet me ngulm te hyjme! Europa,Vendet kryesore,tashme eshte Amerike! Shtrohet pyetja a duhet qe krejt Bota te behet Amerike? Europa ndoshta pas disa vitesh,mund te shperbehet! Dhe rikthimi tek Shtetet e pavarura,te Cilat u duhet te bejne reforma te papara ne Histori,nuk eshte imagjinate! Por qeshte ky rikthim,dhe kta reforma? Sot,Shtetet e Europes,udhehiqen nga Qeverite dhe Mafia,Por pse dhe si lindi Mafia?Te marrim nje Shembull,Shteti Francez, kerkon ,daljen nga Europa,dhe deshiron te jete i pavarur,kete e ka konfirmuar me Referendum,qe nuk eshte pranuar! Mendoj se rruga ku deshironte te shkonte Shteti Francez,pas daljes,nga Europa ishte e paqarte,dhe ky eshte shkaku i mospranimit.Franca u be e Pavarur)marim shembull

    Përgjigju ↓
  4. Franca,u be e pavarur,dhe se din se qdo te bej! Paramendoni,nje Shtet me 60 Miljoin Njerez nuk din rrugen ka ta gjeje!Pse? Sepse Pavarsija nuk te ndihmon,tu shpetosh krimeve qe ke bere! Krimineli,qoft i madh,qoft i vogel,denohet! Ne Francen tash te shpallur te pavarur,kerkohet rrugzgjidhja,rrugdalja,Shteti kerkon Monopolin,Mafia se lejon! Pse perplasen Shteti me Mafijen?Kur Shteti ka ne krye Njerez te korruptuar,Njerez qe nuk u intereson,si dhe nuk din te drejtojn,interesi i vetem eshte paraja,atehere lind konfrontimi,me shtresen e ulet,aty ku edhe Mafija rekruton,Njerezit e vet! Pra pavarsija nuk ndryshoj gje ne jeten e Njerezve,por forcoj,lidhjet e Shtetit me Mafien,sepse u zgjodh rruga,leshom pe,te leshoj pe! Qduhet bere,Shteti duhet te spastrohet,nga Njerezit e korruptuar,qe nuk u intereson,dhe te punesohen ne lemij perkates,ndersa Njerezit qe nuk dine,qe eshte problem i madh per Shtetin,duhet,te rikthehen ne Vendet e Tyre(tokat e Tyre),qe don te thote reforme e pjeseshme Agrare,qe don te thote rigjallerim i Fshatrave,dhe konfiskim i tokave,te marra pa te drejte nga Pronaret e sotem!Keta Njerez do them pa me te voglin dyshim,do te jene te lumtur,ne Tokat e Fshatrat e Tyre! Pas ketyre reformave,del se nuk ka vend per Mafien,Shteti mbulon krejt hapsiren Toksore,e Ajrore,Shteti eshte i pranishem kudo!

    Përgjigju ↓
  5. Agron , ne ishim bashke sepse ashtu ishte deshira dhe ashtu na fali Zoti por, tjeret per interesa te tyre na coptuan . Sot , edhe po deshem ne te rijme te nadare sepse ashtu si duket me shume na pelqen sepse, shqiptaret ende gjykojme sipas logjikes ” me mire te mbeten i pari i katundit se i fundit ne qytet ” , Amerika Agron , kete nuk do ta lejoj. Tani , nese e do nevoja , edhe dhuneshem do te na bashkoje por, keshtu te ndare ne 6 parcela nuk do te lejoje sepse , keshtu e do Amerika ..!
    Shiko Agron , gjithe kete hallakame artificiale e bejne serbet per Kosoven neper bote edhe pse e dijne se ky teritor edhe perkunder faktit se s ka qene kurre toke serbe ata ( serbet ) , prapseprape me ngulme kerkojne kthimin e Kosoves nen juridiksionin e Serbise kurse , kurse Kosova ishte pjese e trungut shqiptar dhe Shqiperise por , paseardhesit dhe langojt e Titos e Enverit se kane guximin ta lypin , se kane guximin as gojen ta hapin sikur qe se kishte guximin ase Enver Hoxha , i cili per 45 vite ia kishte falur Kosoven Titos dhe kishte lejuar Titon e Beogradin te bejne kerdine me Shqiperine dhe shqiptaret kurse , paseardhesit e tyre reagojne me disa shkrime te corroditura kur nji avokati i madh sikur eshte Spartak Ngjela paraqitet ne opinion me cfardo shkrimi te shkruaj serbet dhe Beogradit aspak si pelqen bashkimi i shqiptareve ne nji shtet andaj dhe parashofin luftra edhe kure
    s ka gjasa as teorike qe ato te ndodhin, aqe me pake , nese shqiptaret dojne te bashkohen ne nji shtet , Agron..!

    Përgjigju ↓