Kosova

Dyshohet se u helmuan pas darkës së Iftarit, mbi 70 persona përfundojnë në spital

14:19 - 11.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi 70 persona kanë përfunduar në spitalin e Gjilanit që prej tre ditësh, ndërsa dyshohet se janë helmuar pas një darke të iftarit.




Kryeshefi i Departamentit të Emergjencës me reanimacion, doktor Ukshin Ismajli, ka bërë të ditur se personat kanë ardhur në spital me simptoma të njëjta dhe po pretendojnë se janë helmuar në një restorant në Gjilan, raporton Express.

“Është një numër i rritur i pacientëve që janë në spital. Ata kanë ardhur me simptoma të vjelljes, diarre dhe temperaturë. Ne jemi duke vazhduar për t’ia ofruar shërbimin atyre. Të gjithë pacientët kanë thënë se ishin në një restorant para se të kishin këto simptome, pra të gjithë po e thonë këtë gjë,  por nuk mund të themi asgjë të saktë”.

Sipas Ismajli, atyre i kanë bërë edhe sot analizat dhe po presin rezultatet për të dalë me përfundimet.

“I kemi bërë analizat sot dhe presim përgjigjet”, – ka përfunduar ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.