Fol me Psikologen

Kam një hall shumë të madh. Burri më ka tradhtuar dhe unë nuk di ç’të bëj, ta fal apo jo…

09:17 - 11.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Po ju shkruaj se kam një hall shumë të madh. Jam 32 vjeçe, kam 5 vite martesë dhe përpara disa muajsh zbulova se bashkëshorti më tradhtonte. U zura keq me të dhe e përzura nga shtëpia. Ai më lutet që ta falë, por unë s’di c’të bëj. Më vjen keq edhe për vajzën që është 2 vjeçe dhe ka nevojë për të. Historia jonë është marrë vesh nga të gjithë dhe më vjen shumë turp se nëse e fal atëherë njerëzit nuk do kenë më respekt për mua.




-Përshëndetje e dashur! Situata të tilla sigurisht që të vendosin në një pozicion të vështirë dhe ndoshta të duket e pamundur edhe të shohësh zgjidhjen. Për tradhtinë është folur shumë, madje ajo është aq e lashtë sa edhe vetë dashuria. Arsyet janë nga më të shumtat, se pse ndodh dhe çfarë e shtyn një qënie njerëzorë të kryejë këtë akt duke thyer premtimin e artë të martesës. Në fillimet e çdo raporti shihet qartë që vështirësitë janë të shumta, por askush nuk pret tradhtinë. Megjithatë nëse shohim pak më thellë veten do të kuptojmë se të gjithë kemi pikat tona të dobëta dhe ndoshta një moment mund të gabojmë rëndë.

Ajo që do të këshilloja si fillim është t’i japësh mundësinë bashkëshortit tënd të shpjegojë atë që ka ndodhur dhe të tregojë se çfarë realisht ndjen ai për ty. Nëse kanë kaluar disa muaj dhe ti ndjen që mund ta falësh dhe vazhdon ta duash sërish, atëherë hidhe hapin drejt pajtimit. Ajo që vlen më shumë në këtë histori është e ardhmja juaj. Pyet veten. Nëse nuk i jep një mundësi të dytë, a do të pendohesh më pas për këtë? Nga mesazhi yt kuptoj se ti je gati për ta falur, por vuan kur mendon se te tjerët do të gjykojnë për këtë zgjedhje. Më lejo të të them se ajo që ka rëndësi je vetëm ti, jeta jote, ndjenjat e tua.

Është e vërtetuar tashmë që kjo shoqëri është gati të të “shqyejë” e të të mbajë nëpër gojë duke të gjykuar jo vetëm ty, por të gjithëve për çdo hap dhe gjithçka bëjmë në jetën tonë. Ky gjykim nuk duhet të të ndikojë në asnjë moment. Nëse ndjen se vazhdon ta duash dhe mund ta falësh bëje, nëse jo atëherë vazhdo jetën tënde dhe jepi forcë vetes sepse kjo nuk ishte asgjë tjetër përveçse një sfidë më shumë.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.