Media

Ligji për të drejtën e informimit, nesër konferenca e Katërt Kombëtare, çfarë duhet të ndryshojë

17:47 - 11.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nesër do të zhvillohet Konferenca e Katërt Kombëtare për ligjin për të drejtën e informimit, ku do të diskutohet për përmirësimin e tij.




Në këtë takim me temë “Për të drejtën e informimit/Për një ligj edhe më të mirë” marrin pjesë titullarë dhe koordinatorët e të drejtës për informim të institucioneve të pavarura, atyre qendrore, të pushtetit vendor, drejtësisë, etj.

Sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive në takim do të diskutohet për përmirësimet e mundshme të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit, mundësimin ligjor dhe praktik të komunikimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve me institucionet publike përmes adresimit të kërkesave për informim në rrugë elektronike.

Po kështu në Konferencë do të ketë diskutime edhe për vlerësimin e kapaciteteve dhe nevojave për forcimin e statusit të koordinatorëve të së drejtës së informimit si dhe instrumentin e vetëvlerësimit për institucionet e pavarura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.