Nostalgji

Nostalgji/ Topalli flet, të tjerëve u thahet fyti. “Zhvishet” zv/kryeministri Meta

16:00 - 11.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Topalli flet, të tjerëve u thahet fyti. “Zhvishet” zv/kryeministri Meta




Topalli flet, të tjerëve u thahet fyti
Këtë fillim javë u organizua nga Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, nga kreu i saj Adriatik Llalla, ku ishin të pranishëm Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ne kemi shkëputur një çast pikërisht nga ky takim, ku shfaqet kryetarja Topalli duke folur. Por ajo që tërheq është veprimi i presidentit Topi dhe zotit Llalla. Ata kanë marrë gotën e ujit njëherazi dhe në të njëjtën frekuencë kanë shuar etjen. Çudi! Topalli flet dhe atyre u thahet fyti?!

“Zhvishet” zv/kryeministri Meta
Kishim kohë pa e parë sportiv. Qëkurse u vesh me postet e rëndësishme; ato të zëvendëskryeministrit të vendit, dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta nuk ka pasur më kohë të shfaq pjesën e tij sportive. Por ja që ka mjaftuar një ndeshje boksi, sport i parapëlqyer prej tij, dhe Meta nuk ka duruar. Ka hequr kostumin e zakonshëm dhe së bashku me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është rradhitur në rreshtin e parë të tifozëve dhe ka ndjekur gjithë qejf “luftën” e boksierëve.

Ky shkrim u botua më 8 maj 2010

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.