Media

Takimi në AMA, të gjithë dakord për ndryshimin e ligjit për median

17:45 - 11.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zhvilluar këtë të shtunë në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) një takim konsultativ, me kërkesën e përfaqësuesve të televizioneve kryesore private në vend.




Takimi kishte në fokus diskutimin paraprak për propozimin e televizioneve kryesore private, për një ndryshim në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe që ka për qëllim mbështetjen financiare të subjekteve televizivë përmes krijimit të një fondi të financimeve të transmetimeve.

Gjatë takimit u diskutua për dobishmërinë e këtij propozimi dhe rëndësinë që ka një financim i tillë për mediat private.

Në fjalën e tij, President i Televizionit News 24, Irfan Hysenbelliu u shpreh se e mbështet tërësisht këtë projektligj dhe se kjo praktikë vjen nga eksperienca evropiane, e cila është tashmë e provuar që funksionon si e suksesshme.

Ndërkohë, Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi  u shpreh se, ky projektligj është tashmë i konsultuar dhe ai tenton të rregullojë përfundimisht tre aspekte të rëndësishme: raportin e televizioneve në tregun mediatik, raportin e tyre me publikun dhe siguron integrimin e një Bordi Etik pranë çdo medie. Ky bord merr përsipër të luftojë lajmin e rremë. Sipas Blushit, ky projekt rrit pavarësinë mediatike dhe i ka të gjitha arsyet të miratohet sa më shpejt.

Ndërsa Drejtor i Përgjithshëm i TV Klan, Aleksandër Frangaj, tha se kjo ide nuk është e re, por është rikthim i propozimit të bërë në vitin 2012, ku kërkohej krijimi dhe përfshirja e “fondit të transmetimeve” në ligjin 97/2013 “Për mediat audio dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Ilva Tare, Drejtore e Informacionit në Ora Neës, theksoi se, duke qenë se edhe media private kryen shërbim publik, ky ligj do të sigurojë dhe përmirësojë cilësinë mediatike dhe besueshmërinë tek publiku.

Edhe Carlo Bollino nga Report TV vleresoi se ligji është siguri edhe për gazetarinë investigative, duke promovuar lirinë e medias dhe rrit luftën kundër fake news.

Nga ana e tij, Kryetari i AMA-s, Gentian Sala vlerësoi partneritetin e institucionit me operatorët në treg, duke vlerësuar çdo propozim dhe inciativë që vjen nga grupet e interesit.

Ky propozim përfshin disa problematika dhe kërkon angazhimin e sa më shumë aktorëve në konsultime, tha ai duke siguruar se do të ketë vëmendje maksimale gjatë diskutimit dhe vendimarrjes përkatëse nga Bordi i AMA-s.

Fondi që propozohet të përdoret për mbështetjen e TV private, propozohet të përftohet prej tarifës së shërbimit për përdorimin e aparatit marrës televiziv.

Aplikimi i teknologjive të avancuara në tregun audioviziv ka rritur kostot dhe ka reduktuar të ardhurat nga reklamat, dhe ky fond pritet të japë impakt në balancimin e tregut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.