POLITIKË

Arritja e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, reagon Kryeministri Rama

20:53 - 12.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arritjen e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e ri që do të mbajë kjo e fundit.




Përmes një postimi në Twitter, Rama përgëzon arritjen e marrëveshjes mes dy Kryeministrave Zaev dhe Tsipras.

Sipas Ramës, tashmë Ballkani është një vend më i mirë ndërsa nënvizon se dy liderë progresistë bënë sot histori duke i treguar botës se me vullnet dhe vizion mund të lihen pas problemet e së shkuarës.

“Dy liderë progresivë të vendeve fqinjë bënë historinë sot duke i treguar BE-së dhe botës se si vizioni dhe vullneti për të kapërcyer të kaluarën mund të gjejnë hapësirë për të ardhmen! Tsipras dhe Zaev, Ballkani sot është një vend më i mirë falë ju të dyve”, shkruan Rama.

Kujtojmë se këtë të martë, Zaev dhe Tsipras arritën marrëveshjen që Maqedonia këtej e tutje të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut, duke i dhënë fund kështu një ngërçi prej vitesh mes të dyja shteteve fqinje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.