EKONOMI

Edhe Tiranë-Durrës me pagesë? Rama e pranon: Po studiojmë variantet

18:54 - 12.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas rrugës së Kombit, një tjetër aks rrugor pritet të jetë me tarifë. Këtë e ka theksuar Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Durrësit, aty ku u zhvillua edhe mbledhja e qeverisë.




Në fjalën e tij, Rama tha se qeveria po studion variantet për zgjerimin dhe rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, si dhe rindërtimin e aksit Tiranë-Ndroq-Plepa.

Dhe në përfundim të këtyre akseve rrugore, njëra prej tyre do të jetë me pagesë, ndërsa tjetri falas.

“Në rrugën Tiranë-Durrës tani një ndërhyrje mirëmbajtje, pra një rehabilitim i shtratit të rrugës në zonën nga Kashari drejt Durrësit që është një problem serioz, dhe e kemi vënë re të gjithë. Ndërkohë ajo çka ne po studiojmë është një ndërhyrje e thellë rindërtuese, dhe varianti që po studiojmë është faktikisht një variant miks, midis një rindërtimi dhe rizgjerimi të aksit Tiranë-Durrës, dhe rindërtimit të aksit Tiranë-Ndroq-Plepa, duke ndërtuar dy korridore, njëri në të ardhmen me pagesë, ndërsa tjetri pa pagesë.

Ky është procesi ku jemi, deri në mes të korrikut besoj do të kemi një pamje të qartë të analizës dhe të skenarëve të mundshëm, dhe pastaj do të shikojmë se ku shkon më arsyeshëm llogaria dhe do të jemi shumë transparentë në raport me publikun, pasi bëhet fjalë për një paketë të madhe financiare që përfshin edhe rrugën e re Kashar-Rrogozhinë që do të sillte një shkurtim të ndjeshëm të lidhjes midis Tiranës dhe Vlorës, sikundër nga ana tjetër edhe Kashar-Thumana bashkë me Milot-Balldrenin do të sillnin një shkurtim të ndjeshëm të distancës me veriun. Por në të dyja rastet do të kemi edhe një rritje shumë të ndjeshme të standardeve”, u shpreh kryeministri Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.