Kronikë

Merr një tjetër rrjedhë vrasja e Xhuljeta Çunit

16:29 - 12.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Merr një tjetër rrjedhë vrasja e 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, në Tiranë. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave po verifikon procedurat e ndjekura nga policia pasi rezulton se maturantja ishte drejtuar më parë për ndihmë pranë uniformave blu dhe mesa duket nuk mori zgjidhje e as mbrojtje.




SHÇBA po verifikon praktikën e ndjekur nga komisariati nr 3, për rastin pasi 1 muaj para vrasjes e reja kishte bërë këtë denoncim:

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin XH.M, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur, në kohë e vende të ndryshme, ka përndjekur ish të dashurën XH.Ç, vjeç 19. Neni 121/a i Kodit Penal ”, theksohet në njoftimin e policisë, të shpërndarë për mediat në atë kohë.

Ndonëse Kodi Penal parashikon dënim nga gjashtë muaj deri në 4 vjet për veprën penale të përndjekjes, policia se ka parë të arsyeshme ta arrestojë Xhafer Matën duke e proceduar vetëm në gjendje të lirë.

Po ashtu dhe Xhafer Mata ka bërë një kallëzim për 19-vjeçaren.

Më datë 21.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen XH.Ç, vjeç 19, banuese në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, ish bashkëshortit XH.M, vjeç 31, banues në Tiranë, i ka marrë një shumë paund. Neni 143 i Kodit Penal”.

Gazeta Shqiptare mëson se janë duke u intervistuar gjithë punonjësit e policisë që kanë trajtuar çështjen. Në fund të këtij hetimi administrativ do të ketë një vendim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.