Nostalgji

Nostalgji/ Kryeministri ‘këshillohet’ nga Monda. Berisha përshëndet si Musolini

16:00 - 12.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Kryeministri ‘keshillohet’ nga Monda. Berisha përshëndet si Musolini’




Kryeministri ‘këshillohet’ nga Monda
Kush tha se Monda bën çfarë thotë i lideri i partisë së saj. Ja pra të gjitha këto hipoteza bien poshtë këtu në “Bluetooth”. Madje është e kundërta! Para se të niste fjalimin e “1 Majit”, kryeministri i vendit, Sali Berisha është konsultuar me deputeten Rajmonda Bulku. Dhe është pikërisht kjo e fundit, që i jep këshilla e sugjerime atij. Madje Berisha e dëgjon me vëmendje maksimale, çfarë dëshmohet edhe në këtë foto, nga mimika e kryeministrit, i cili është gjithë vesh ndaj aktores bukuroshe, që është bërë protagoniste ditët e fundit për shkak të deklaratave publike-kritike ndaj grevës së Partisë Socialiste.

Berisha përshëndet si Musolini
Kjo përshëndetje e kryeministrit Sali Berisha na kthehu në kohë. E madje na kujton liderin botëror, Musolini, karakteristikë, e cila ishte jo vetëm e tij por edhe e ndjekësve të tij. Nuk besojmë asnjëherë që Berisha të ketë pasur ndonjëherë simpati për Hitlerin, por ama këtë gjest përshëndetës Berisha ja ka “vjedhur” atij. Dhe madje e shoqëron këtë edhe me të folur, ndërsa shpura e tij e rrethon në marrshimin drejt tribunës.

Ky shkrim u botua më 8 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.