SPORT

Zyrtare, UEFA çon Kukësin në Champions, Partizani hyn në Europa League

09:30 - 12.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk ka më dilema, UEFA ka zyrtarizuar ditën e djeshme ekipet që do të marrin pjesë në Kupat e Europës. Kështu, Kukësi do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, ndërsa Luftëtari, Partizani dhe Laçi do të jenë pjesë e Ligës së Europës. Qeveria e futbollit evropian mesa duket nuk ka pritur vendimin e KAS-it të Lozanës për të zyrtarizuar se kush mes Skënderbeut dhe Kukësit do të shkonte në Champions. Klubi korçar pret një përgjigje nga KAS, por gjithsesi UEFA njeh Kukësin si pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve në turin e parë. Shorti do të hidhet më 20 qershor për të dyja kompeticionet. Të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore që do të marrin pjesë në Europë, do të jenë në raundin e parë kualifikues. Ndërsa, për sa u përket 2 skuadrave kosovare, Drita dhe Prishtina, ato do të marrin pjesë në raundet paraeliminatore, ku do të ndeshen me skuadra të lehta në letër. Edhe 2 skuadrat shqiptare të Maqedonisë, Shkëndija dhe Shkupi do ta nisin nga raundi i parë ashtu si Kukësi, Luftëtari, Laçi dhe Partizani. Ky zyrtarizim i skuadrave që do të marrin pjesë në Europë mban në fuqi dënimin e Skënderbeut, i cili është i përjashtuar nga kompeticionet europiane.




 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.