POLITIKË

Artistët protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, reagon Meta: Qeveria duhet t’i dëgjoj kërkesat e tyre

13:09 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artistët kanë vijuar kërkesat dhe kundërshtimin e shembjes së Teatrit Kombëtar, pasi sipas tyre mbi të do të ndërtohet një tjetër ndërtesë e cila nuk do të jetë e përshtatshme për teatër.




Në lidhje me kërkesat e artistëve, ka reaguar presidenti  Ilir Meta, ai është shprehur se në lidhje me këtë çështje duhet gjendet një dialog i përbashkët ku të mbete të kënaqura të dyja palët.

Presidenti ka bërë thirrje qeverisë dhe bashkisë së Tiranës që të dëgjojnë artistët dhe të jenë më të vëmendshëm në kërkesat e tyre.

 “Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, -shprehet Meta.

Pak kohë më parë presidenti Meta organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve për të dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.