AKTUALITET

Bashkim Dedja kalon Vettingun, avokati Maks Haxhia akuza relatores të KPK-së

09:57 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse Bashkim Dedja, kreu i Kushtetueses kaloi me sukses Vettingun duke u rikonfimuar në detyrë, avokati mbrojtës i tij, Maks Haxhia nuk i ka kursyer deklaratat ndaj relatores së çështjes, Xhensila Pine.




“Në seancën dëgjimore të datës  8 nga ana e relatores u bë një prezantim në kundërshtim me pozocionin e saj. Është detyrimi i saj që të prezantojë dosjen jo të bëjë komente. Relatorja bëri komente ndaj dosjes’, – u shpreh Haxhia.

Sipas tij, nga verifikimet tona rezultoi se ka një fakt, që Mensur Dedja apartamentin që e ka blerë 40 mijë euro e ka vënë kolateral për nipin e vet në bankë që tregon se ka pasur financa për këtë. “Ai që ka parë emrin e Mensurit është gëzuar, e nuk ka avancuar në verifikim që ai ka marrë kredi apo si”, – tha ai.

Duke vijuar më tej, Maks Haxhia u shpreh: “Ne kur bëmë kërkesën i bëmë prezent trupës se ishte e habitshme për atë fakt, pasi detajet na u vunë në dispozicion dhe ai bën prapsime, kjo nuk ishte vënë, që do të thotë që në këtë pikë ka ceduar. Është një rast sporadik nuk mund të them që cenohet procedurat e komisionit, duket të shpërbëjë që të hetohet, si një kolateral duhet ti shkosh deri në fund”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.