AKTUALITET

E vranë apo u hodh vetë nga makina? Publikohet autopsia e Anxhela Meçanit

18:24 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë publikuar mbi rastin e vdekjes së 20-vjeçares nga Fieri Anxhela Meçani, tre ditë më parë në Itali.




Sipas autopsisë së kryer nga mjeku italian Roberto Testi, caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Loçi, të cilët po hetojnë lidhur me rastin e shqiptares, ka rezultuar se ajo nuk është dhunuar para se të hidhej nga makina, shkruan “Torinotoday”.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje, po hetojnë dy prokurorë, por deri më tani nuk ka të dhëna për ndonjë person konkret të dyshuar për vrasjen e së resë.

Anxhela Meçani  humbi jetën në spitalin Moncalieri më 10 qershor, pasi u transportua në gjendje të rëndë, nga plagët e shumta që kishte marrë pasi u hodh nga makina.

Mediat italiane shkruajnë se ajo punonte si prostitutë në shtetin fqinj, ndërkohë që ende nuk është zbardhur sesi ka ndodhur ngjarja.

Ditën e sotme prindërit e 20 vjeçares, duke shprehur dyshimet për vrasjen e së bijës bën thirrje për ndihmë që të tërheqin trupin e saj drejtë Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.