Rusi 2018

FIFA merr vendimin: Kupa e Botës 2026, në SHBA, Kanada dhe Meksikë

13:19 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, pasi oferta e përbashkët e tyre mundi propozimin e Marokut për ta pritur atë.




Aksioni “United 2026” u përzgjodh nga vendet anëtare të FIFA, duke fituar 134 vota krahasuar me 65 për Marokun. Turneu 2026 do të jetë më i madhi i Kupës së Botës ndonjëherë, me 48 ekipe që do luajnë 80 ndeshje për 34 ditë.

Si Meksika ( në vitin 1970 dhe 1986)  ashtu edhe Shtetet e Bashkuara ( në vitin 1994) kanë organizuar më parë Kupat e Botës. David Beckham dhe Donald Trump ishin mes atyre që më parë mbështetën ofertën e Amerikës së Veriut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.