Show-Bizz

FOTO/ Dua Lipa “ndez” Miamin

21:11 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka ndezur skenën në Miami gjatë një koncerti. Kohët e fundit ajo zgjidhte veshje të gjera, ndërsa kësaj here ka surprizuar fansat e saj duke dalë me një palë pantallona të shkurtra dhe transparente, një kanatjere të shkurtër dhe një palë taka shumë të larta.




Megjithatë, pavarësisht veshjes ku ka nxjerrë në pah format, nuk ka qenë ky fokusi i adhuruesve të saj, pasi Dua di shumë mirë sesi t’i kënaq ata me këngët dhe zërin të mrekullueshëm.

Sakaq, përflitet se këngëtarja kohët e fundit është kthyer në krahët e ish të dashurit të saj, Isaac Carew .

Megjithatë, nuk dihet sesi po vazhdon marrëdhënia e tyre pasi në mediat rozë kanë qarkulluar disa fotografi të Isaac me një vajzë tjetër, ku duken shumë të afërt me njëri-tjetrin. /J.K – Gazeta Shqiptare/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.