AKTUALITET

Kalon Vettingun, kreu i Gjykatës Kushtetuese konfirmohet në detyrë

09:35 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfimuar në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.




Seanca ka nisur ashtu siç edhe ishte parashikuar në orën 09:30 dhe kryesuesja e trupës ka deklaruar se me shumicë votash, ai rikonfirmohet në detyrë.

Kështu, Dedja ka kaluar me sukses Vettingun, ndonëse seancën e shkuar kishte probleme me pasurinë.

Pasuria 

Javën e shkuar, Dedja u përball me KPK-në dhe sipas hetimit administrativ ai kishte probleme me pasurinë.

Sipas KPK-së, Dedja ka paqartësi dhe para të pajustifikuara në deklaratat e pasurive. Ato kanë të bëjnë me huat për blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 146 metra katrorë. Për këtë, Dedja ka deklaruar se ka marrë një kredi prej 120 mijë eurosh me afat 20 vjet.

Gjithashtu, si burime për blerjen e apartamentit, ai ka deklaruar 35 mijë euro kursime dhe dy hua pa interes në vlerën totale prej 25 mijë eurosh të marra nga vëllai dhe kunati i tij. Mirëpo, sipas KPK-së, këto hua nuk justifikohen. Së pari, pjesa e huas prej 15 mijë euro pa interes që vëllai i tij i ka dhënë Bashkim Dedjes, sipas deklarimeve të tij, është e pajustifikueshme, pasi në të njëjtën kohë, ai ka marrë edhe një kredi prej 42 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti.

Në seancën e shkuar, Dedja nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua në seancë nga avokati i tij, Maks Haxhia. Sipas këtij të fundit të ardhurat e Dedjes në vitet ‘90-të përbëhen edhe nga ndihmat e vëllait të tij që punon në emigracion. Ai pretendon se lapsus me apartamentin 98 metra katrorë në Tiranë ishte për shkak të asaj që e quajti “marrëdhënie vëllazërore”. Kontrata e energjisë në emër të Dedjas ishte për të ndihmuar vëllain që të mos i duhej të vinte nga Dibra në Durrës për të paguar energjinë çdo muaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.