EKONOMI

Kredia për individë, në prill interesat ranë në nivelet më të ulëta të 2018-ës

12:40 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Normat e interesit të kredisë për individë prekën nivelet më të ulëta të vitit 2018 gjatë muajit prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kreditimi i individëve ishte më i lirë në të gjitha valutat dhe në shumicën e produkteve bankare për këtë segment të tregut. Për kreditë në lekë, interesi mesatar zbriti në 6.83%, për ato në euro në 3.33% dhe për kreditë në dollarë amerikanë në 5.26%.




Në dy vitet e fundit, bankat po aplikojnë standarde gjithnjë e më të lirshme në kredinë për individë dhe normat e ulëta të interesit janë një ndër elementët më të dukshëm. Normat e ulëta të interesit po favorizohen nga politikat monetare stimuluese dhe nga gjendja e lartë e likuiditetit të sistemit bankar. Gjatë muajve të parë të këtij viti, normat e interesit kanë rënë edhe në instrumentet e borxhit qeveritar.

Ulja e mëtejshme e normës bazë të interesit javën e kaluar nga Banka e Shqipërisë mund t’i japë një shtysë të mëtejshme uljes së normave të interesit për lekun. Ndërkohë, deri tani publikimi i strategjisë së deeuorizimit nuk duket të ketë pasur ndonjë efekt në rritjen e interesave të produkteve bankare në euro. Rregulloret e kësaj strategjie do të hyjnë në fuqi së shpejti, por deri tani bankat nuk kanë ndërmarrë ndonjë korrektim të çmimeve, çka tregon se nuk presin rritje të rëndësishme të kostove. Në fund të muajit prill portofoli i kredisë për individë kishte vlerën e afro 171 miliardë lekëve, në rritje me 5% krahasuar me një vit më parë. Kredia për individët po rritet sidomos në lekë, si në kreditë për blerje të shtëpive, ashtu edhe në ato për konsum.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.