Rajoni

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, presidenti Ivanov braktis takimin me Zaevin

12:57 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov, i kanë dorëzuar presidentit Gjorgje Ivanon mëngjesin e sotëm, marrëveshjen për çështjen e emrit.




Por, takimi mes tyre ka zgjatur vetëm dy minuta, pasi Ivanov ka refuzuar të njihet me marrëveshjen. Ai njoftoi se gjatë ditës do të paraqitet në konferencë për shtyp dhe do të informojë opinionin publik rreth qëndrimit të tij.

Pas refuzimit të Ivanov, i menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë, duke thënë se: “Askush nuk ka të drejtë të pengojë të ardhmen e Maqedonisë”.

Madje, Qeveria u bëri thirrje të gjitha forcave politike dhe faktorëve politikë që të bashkohen rreth interesave nacionale dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetareve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Pas përplasjes 27-vjecare për çështjen e emrit, me arritjen e marrëveshjes, nga dje Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.