Rajoni

Merr fund përplasja për emrin, si do të quhet Maqedonia

08:43 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greqia dhe Maqedonia duket se kanë arritur një marrëveshje mbi çështjen e emrit, duke i dhënë fund një armiqësie 27 vjeçare.




Pas 27 vjet bisedimesh dhe shumë protesta, zyrtarët e dy vendeve kanë arritur të bien dakord që Maqedonia të quhet: Republika e Maqedonisë Veriore, ose Severna Makedonija në gjuhën maqedonase.

Greqia e kishte kundërshtuar emrin Maqedoni, duke iu frikësuar pretendimeve territoriale në rajonin e saj të veriut.

Ajo kishte vënë veton ndaj anëtarësisë së Maqedonisë në  NATO dhe Bashkimin Evropian.

Emri i ri tani duhet të miratohet nga populli maqedonas dhe parlamenti grek.

Sipas marrëveshjes, vendi i njohur në Kombet e Bashkuara si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (Fjrom) do të quhet Severna Makedonija, ose Republika e Maqedonisë Veriore.

Gjuha e vendit do të jetë ajo  maqedonase dhe qytetarët do të njihen si maqedonas (shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore).

Në mënyrë domethënëse, ata ranë dakord se emri i ri do të përdoret edhe në arenën ndërkombëtare, kështu që edhe 140 ose më shumë vende që njohin emrin Maqedoni gjithashtu do të duhet të miratojnë emrin Maqedoninë e Veriut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.