LAJMEKALENDARI

Ekonomi

Ministri Ahmetaj: Njohje e certifikatave sanitare

11:00 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare

Qeveria shqiptare është duke punuar për heqjen e barrierave doganore për bizneset, ndërkohë që aktualisht fokusi është vendosur te njohja reciproke e certifikatave sanitare mes vendeve të rajonit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, teksa foli për pengesat që has sipërmarrja në tregun rajonal. Ministri i Financave tha se do të punohet edhe në drejtim të infrastrukturës, pasi me kushtet aktuale, ajo shton kostot kohore dhe ekonomike. Ndërkaq, drejtoresha e përgjithshme e Doganave u ndal te përmirësimi i infrastrukturës doganore, ndërsa kërkoi rritje të bashkëpunimit në drejtim të shkëmbimit të informacioneve mes vendeve të rajonit.

Deklaratat u bënë gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe sfidave të administratës doganore të rajonit, ku morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë dhe ambasadorë. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë një takimi me drejtoritë e doganave në rajon, deklaroi se qeveria shqiptare është e orientuar drejt bashkëpunimit. Po ashtu, ministri tha se objektiv i çdo qeverie është që të rritet mirëqenia, ndërsa shtoi se synim është lehtësimi i tregtisë në rajon. “Objektiv i çdo qeverie është rritja e mirëqenies.

Qeveria duhet të heqë barriera jotarifore. Ne jemi të orientuar për bashkëpunim rajonal. Nëse qasja e natyrshme është lehtësimi i lëvizjes, ne po marrim masa konkrete. Synojmë lehtësimin e tregtisë në rajon. Rajoni nuk ka një infrastrukturë në atë nivel, rrugore kryesisht, që të bëjë të mundur një lëvizje tregtare. Jeni njohur të gjithë projektin e Bankës Botërore, që akuzon si të thuash administratat. Por, sfida për këtë kosto kohore, e përkthyer edhe në vlera monetare është ta zerojë. Qeveria shqiptare ka hyrë në një faze të re, transformuese”, tha Ahmetaj.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *