Show-Bizz

Pjesë e një videoklipi apo një filmi, flet Dona Pjetri: Së shpejti prisni surpriza

15:18 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Nuk kanë se si të mos mbeten protagonist të fokusit të medias rozë ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. I rikthehemi sërish atyre që u dhanë emocione dhe kaluan një eksperiencë të paharruar nën fokusin e kamerave 24 orë në 24. Por njëherë që mësohen me famën dhe suksesin që ajo u jep, nuk kanë se si të qëndrojnë larg saj.




Kësaj radhe në një intervistë ekskluzive për “Vip Pages”“Gazeta Shqiptare” vjen Dona Pjetri, vajza nga Shkodra, e cila ishte çift me Musën në “Big Brother 9”. Që nga ajo kohë e deri më sot shumë gjëra kanë ndryshuar. Dona na rrëfen se si së shpejti do të jetë pjesë e një videoklipi që do të jetë hit i kësaj vere si edhe eksperienca e veçantë si aktore në një film shqiptar që do të dalë së shpejti. Por më pikantja e intervistës është propozimi i papritur që i është bërë Donës nga një mashkull. Për më tepër në intervistën e mëposhtme.

Tashmë larg kamerave të ‘BB’, por jeni sërish pjesë e një projekti të rëndësishëm. Për çfarë bëhet fjalë?
Bëhet fjalë për një videoklip me artistin e ri Stefan Marena i cili është dhe shoku im i ngushtë. Videoklipi përmban një tematikë aktuale në Shqipëri që do të zbulohet pas publikimit të tij.


Si u bëtë pjesë e tij dhe çfarë roli keni? Kur do të kemi mundësi ta shohim këtë projekt dhe si nisi ideja që u bëtë pjesë e tij?
Në klip kam rolin kryesor. Ndërkohë që gjatë xhirimeve më erdhi një ofertë për t’u bërë imazh i një brandi ndërkombëtar për intimo. Klipi publikohet më datë 20 qershor.


Ju pëlqen të jeni pjesë e kinematografisë. Ju kanë propozuar të jeni pjesë e ndonjë filmi. Për çfarë bëhet fjalë?
Me pëlqen shumë të jem pjesë e kinematografisë. Po, jam pjesë e një filmi shqiptar që pritet të dalë shumë shpejt. Sigurisht që do të më pëlqente shumë të merrja dhe një rol kryesor.


Përveç impenjimeve, tashmë jemi në sezon vere. Ku do t’i kalojë Dona pushimet?
Pasi të mbaroj impenjimet e mia po mendoj për pushimet për një kohë të gjatë. Me siguri do të jenë jashtë Shqipërisë, ndërsa disa ditë mund t’i kaloj edhe në jug të vendit. Me pak fjalë do jem në lëvizje me pushime.


Ende single apo është dikush në jetën tuaj?
Jeta ime më pëlqen që të mbetet private.
Pavarësisht gjeneve, cili është sekreti i trupit tuaj kaq në formë?
S’kam asnjë sekret për trupin. Ha çdo gjë dhe s’kam mbajtur asnjëherë dietë. Gjithashtu, merrem edhe me palestër, por jo rregullisht.


Përveç modelingut, cili është pasioni tjetër i Donës që ne nuk e njohim?
Përveç modelingut kam pasion aktrimin, ndërkohë që kam mbaruar shkollën e arteve për pikturë.
Nëse do të propozonin të ishe pjesë e ‘Big Brother Vip’ a do të pranonit sërish? Pse?
‘Big Brother’ 9 ishte një eksperiencë nga ku mora atë çka kërkoja. Unë gjithmonë synoj eksperienca të reja, sfida të reja, projekte që mbase dhe nuk e kam parë veten të jem pjesë e tyre, por që gjithmonë kam qenë tipi që dua të testoj limitet.


Cili ka qenë propozimi më pikant që keni marrë nga një mashkull për t’ju njohur? Si keni reaguar?
Propozimi më pikant ka qenë që dikush më propozoi të bënim fëmijë që në fillimet e njohjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.