POLITIKË

Publikimi i testit të matematikës, ministria e Arsimit: Prokuroria të nis hetimet

15:20 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Arsimit  ka reaguar në lidhje me publikimin në rrjetet sociale të tezës së matematikës.




Përmes një njoftimi zyrtar, ministria e Arsimit i kërkon prokurorisë të nisë hetimet dhe personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë kushdo qofshin ata.

Teza e provimit të maturës u denonvua dhe nga PD, përmes deputetit Luçiano Boçi cili publikoi një nga kopjet e tezës.

Njoftimi per shtyp i ministrise 

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë u informua nga rrjetet sociale dhe mediat on-line lidhur me publikimin e disa fotove nga Testi i Matematikes qe u zhvillua në të gjithë vendin nga ora 10:00 -12:30. Konkretisht nga adresat në Facebook  e një qytetari dhe të një deputeti janë postuar,  foto te testit te matematikës, ndërsa testimi po zhvillohej në të gjithë vendin.

MASR garanton publikun se ka marre çdo masë qe parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes ne 38 DAR dhe ZA, 206  mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e konsideron shkelje te rendë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë apo te pjesshëm si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.

Për këtë arsye i  kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përball ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.