Kryesore

Rama 30 minuta në zyrën e Metës, zbulohet çfarë u diskutua

20:06 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure një takim në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta.




Takimi mes dy krerëve është mbajtur larg vëmendjes së kamerave dhe medias dhe mësohet se ka zgjatur rreth 30 minuta.

Burimet bënë të ditura se mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama është diskutuar për çështjen e negociatave me Greqinë.

Po të njëjtat burime nënvizojnë se mes tyre është diskutuar edhe për çështje të tjera të rëndësishme të aktualitetit, por pa dhënë shumë detaje.

Kujtojmë se marrëveshja, veçanërisht ajo për delimitimin e ujërave detare, ka marrë “dritën jeshile” nga Presidenti Meta.

Ndërkohë që në disa raste, si Tirana ashtu edhe Athina zyrtare janë shprehur optimistë për mbylljen e kësaj marrëveshje që pritet t’u japë zgjidhje shumë problemeve të mbartura mes dy vendeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.