Aktualitet

Rama: Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë pas përfundimit të punimeve

12:11 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare

Kryeministri Edi Rama i ndodhur ditën e sotme në Durrës, teksa ka prezantuar projektet e qeverisë për këtë qytetë, ka folur dhe për zgjerimin dhe rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës. Kryeministri theksoi se pas përfundimit të punimeve autostrada do të kthehet me pagesë.

Ndërkohë, për ata persona të cilët nuk duan të kryejnë pagesën, do të restaurohet rruga dytësore nga Ndroqi. Rama gjithashtu,  foli nga Durrësi dhe për ndërtimin e terminaleve të krocerave sipas standardeve.

Rrugët Kombëtare do të jenë shumë më të mirëmbajtura në vijimësi. Por rruga Tiranë – Durrës nuk është një rrugë që thjeshtë meriton mirëmbajtje, është një rrugë që ka tanimë domosdoshmërinë e një rindërtimi dhe zgjerimi. Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të Korrikut, ku duam të rivlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit dhe Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes në aksin ekzistues, me pagesë, dhe ndërtimin e më pas shfrytëzimin pa pagesë të një tjetër aksi shumë të rëndësishëm dhe të degraduar në kaq shuam vite, Tiranë-Ndroq-Plepa”, tha Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *