AKTUALITET

Tezja i kërkon llogarit të dashurit të Anxhelës: Për shpirt të dy fëmijëve…

15:12 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kishim një javë që kishim lëvizur. Në internet shkruhen budallallëqe, pasi Anxhela nuk ka punuar”. Kështu i ka thënë i dashuri i Anxhela Meçanit, tezes së kësaj të fundit gjatë një bisede telefonike që ka pasur me të.




Gazeta shqiptare ka zbardhur bisedën audio mes saj dhe të dashurit të Anxhela Meçanit, me të cilin pretendohet se 20 vjeçarja që u dhunua barbarisht dhe u hodh nga një makinë në ecje rrugëve të Torinos ka shkuar drejt Italisë.

Ajo humbi jetën në spital dhe mësohet se e vetmja fjalë që ka deklaruar ka qenë se: “Nga makina u hodha vetë”.

E ndërsa kanë kaluar tre ditë nga kjo ngjarje e rëndë, e cila është mbushur me mister, tezja e saj e mbushur me dhimbje dhe mllef për vdekjen në mënyrë makabre të mbesës së saj ka telefonuar të dashurin e 20-vjeçares. Në bisedën në fjalë dëgjohet se ajo i kërkon llogari djalit, pasi pretendon se ai është i vetmi që di të vertetën e asaj çka ka ndodhur, paçka se ai e mohon dhe nuk pranon asgjë.

Djali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur thekson se nuk di asgjë lidhur me këtë ngjarje dhe se ka ardhur papritur. Më poshtë po ju sjellin bisedën audio të siguruar nga Gazeta Shqiptare.

Tezja: Me kë e kishte kërkesën? Ikët nga një qytet në një qytet tjetër. Se di pse u bë kjo ikja..
Djali: Shkuam për të gjetur punë.
Tezja: Jo se kishte Anxhela apo ti ndonjë…
Djali: Kishim 7 ditë. Më dëgjon. Kishim 7 ditë që kishim shkruar atje.
Tezja: 7 ditë jo më shumë?
Djali: Jo. Aq kishim.
Tezja:
 Unë s’di asgjë. Mua më thoshte Anxhela që ne… Anxhela me kë kishte kërkesë, se nuk e vranë për një sufllaqe, e hoqën nga faqja e dheut dhe e hodhën si një qen në rrugë. Ti që ke një vit e gjysmë e di shumë mirë se kush e vrau Anxhelën.

Djali: Dëgjo, kërcënime s’ka pasur as ajo as unë. Se imagjinoj dhe se kuptoj dot se kush ka qenë..
Tezja: Se imagjinon dot ti ehhh.
Djali: Jo se imagjinoj dot. Se do shkoja ta kapja atë njeri, le të vdisja dhe unë.
Tezja: Stë ka bërë ankesë për asnjë lloj gjëje. Kjo ishte ‘bam bam’?
Djali: Jo s’më ka bërë asnjë ankesë. Biles këtë gjera që të thashë ty, ia kam thënë edhe policisë.
Tezja: Është logjike që do mbash këtë linjë dhe s’do thuash një gjë tjetër tek unë.
Djali: Kjo është e vërtetë. Skam ça mbaj të fshehtë. Unë skam ndenjur…tani ti më thotë këto gjëra. Po më fut mua të mendoj keq.
Tezja: Kush unë po të fus?!
Djali: Jo tani më bën keq edhe mua.
Tezja: Dëgjo për shpirt të dy fëmijëve, ndoshta të ka llafosur, unë Anxhelën e kam si fëmijën time. Mua s’më vete mendja tek asnjë tjetër gjallë në botë. Vetëm t’i je ai që e njeh dhe tek ty do drejtohem. Do gjykohesh vetëm ti…nuk e di. Zoti…
Djali: Më dëgjon…unë të thash. Unë se di…jam shumë keq. Thash të më vrisnin mua sesa atë. Është një gjë që unë se prisja kurrë këtë.
Tezja: Anxhela punonte?
Djali: Jo.
Tezja: As natën as ditën?
Djali: As natën as ditën.
Tezja: Anxhela ka dalë në rrugë? Më fal që po bëj këto pyetje, por kështu janë të dhënat…
Djali: Jo.
Tezja: Anxhela ka dalë natën ka punuar si prostitutë? Ma thuaj nuk më trazon kjo gjë?
Djali: Nuk është e vërtetë. Shkruhen budallallëqe ne internet dhe gazeta.
Tezja: Këto i shkruajnë gazetarët italianë…
Djali: E di sepse i kam lexuar vet ato.
Tezja: Ashtu de…Çupa bëri celebrim me ty apo me italianin që ishte 100 vjeç?
Djali: Bëri celebrim me italian për dokumente..
Tezja: Jo me ty?
Djali: Jo jo me mua…pse stë tha ty?
Tezja: Se di ça të tha ty, mua më tha se kishte bërë celebrim me…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.