AKTUALITET

Video/ Anxhelës para 5 muajsh i vdiq e ëma, flet i ati: Ajo s’erdhi në varrim se…

12:51 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në familjen Meçani janë hapur dyert e mortit. Vajza e shtëpisë, Anxhela Meçani u dhunua barbarisht dhe më pas u hodh nga një makinë në ecje, duke humbur jetën më pas në spital. E ndërsa kanë kaluar tre ditë nga kjo ngjarje e rëndë, të tjera detaje tragjike kanë dalë në dritë. Anxhela 5 muaj më parë kishte humbur të ëmën, por për arsye dokumentacioni nuk kishte ardhur ta përcillte në banesën e fundit.




I ati i të resë nga Fieri, Dritan Meçani, në një bisedë për Gazeta Shqiptare ka treguar se si e morën vesh se vajza e tij nuk jeton më, ndërsa ka kërkuar ndihmë nga shteti për të sjellë trupin e të resë.

“E morëm vesh nga televizioni dhe interneti. Vajza e madhe e pa dhe më njoftoi. Shkova në Polici, dhe ata më morën disa të dhëna. Ata e nxorën në sistem atje që vajza kishte ikur më 17 dhjetor, pasi kisha dalë nga spitali. Mora kontakt me ambasadën shqiptare në Itali dhe ata ma konfirmuan dhe më thanë se vajza ishte vrarë në Torino dhe se duhet të tërhiqnim sa më parë trupin.

Por ne nuk kemi mundësi financiare. Unë jam në një ekonomi të dobët. Para 5 muajsh më vdiq dhe gruaja dhe tani vajza. Dua që ambasada të më sjellë vajzën, s’dua që trupi të më ngel në Itali”, tha babai i Anxhela Meçanit.

I pyetur se iku me dëshirë Anxhela në Itali, ai u shpreh: “Po iku me dëshirë. Na tha se kishte një shok, por ai nuk kontaktoi asnjëherë me ne. Kishte lidhur martesë me një italian më të madh në moshë. Mua para 5 muajsh më ka vdekur gruaja, por Anxhela nuk erdhi në varrim, pasi nuk kishte letra. Dua drejtësi për vajzën!”

Ndërsa edhe gjyshi i së ndjerës ka apeluar për ndihmë në mënyrë që të sjellin trupin e Anxhela Meçanit për ndihmë. Ai ka kujtuar se hera e fundit që e parë ka qenë në tetor. “Kishim dasmën e nipit. Anxhela erhdhi 10 minuta dhe iku. Nuk pata shumë kohë të bisedoja se mendova se do të rrinte. Por kur pyeta ku është Anxhela më thanë që iku. Tani kjo na ndodhi ne, dua që shteti shqiptar të vërë dorën në zemër dhe të na ndihmojë për të sjellë trupin”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.