BOTA

VIDEO/ Ishte duke bërë foto me simpatizantët, qëllohet për vdekje politikani

13:03 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një politikan meksikan, aktiv në luftën për zhdukjen e krimit të organizuar, u qëllua për vdekje teksa po bënte selfie me disa mbështetës.




Fernando Purón, ish-kryebashkiaku i Piedras Negras, kishte marrë pjesë në një debat në Kongres të premten, kur u qëllua.

Vrasja tronditëse e Purón, e cila është filmuar nga kamerat afër, tregon një burrë me mjekër dhe  me kapele që ecën mbrapa 43-vjeçarit dhe e gjuan atë në pjesën e pasme të kokës.

Purón ndrroi jetë, rrugës për në spital.

Ai njihej kryesisht për punën e tij, për të luftuar kartelin Los Zetas.

Karteli Zeta ka humbur disi “fuqinë”, që nga arrestimi i udhëheqësit Miguel Treviño Morales, i njohur si Z-40.

Vdekja e Purón e bën atë politikanin e 112 të vrarë në Meksikë, që nga shtatori i vitit të kaluar.

Më shumë se 1,000 kandidatë kanë braktisur zgjedhjet lokale të 1 korrikut, për shkak të frikës se do të vriten nga bandat.

Gjatë fushatës, gati 10 përqind e vendit ose 222 komuna kanë pasur kandidatë ose drejtues aktual që janë vrarë, sulmuar ose kërcënuar.

Purón,  pjesë e Partisë Revolucionare Institucionale në pushtet, ishte kërcënuar disa herë gjatë detyrës si kryetar bashkie.

Në 2016, një paralajmërim u postua në një varrezë, ku shkruante: “Purón, në dy vjet ne do të presim kokën tënde”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.