Kronikë

Xhuljeta Çuni kishte kërkuar ndihmë, por… Reagon policia: Nuk kemi asnjë përgjegjësi

13:36 - 13.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia nuk ka asnjë përgjegjësi për vrasjen e paralajmëruar, të 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, në Tiranë. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në një deklaratë të shpërndarë për mediat thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi penale e punonjësve të Policisë për ngjarjen në “Don Bosko”.




Merr një tjetër rrjedhë vrasja e Xhuljeta Çunit

Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë nisi verifikimet për veprimet apo mosveprimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 8 Qershor 2018, në rrugën “Don Bosko”, ku shtetasi XH.M. vrau me armë zjarri shtetasen 19-vjeçare Xh.Ç., e më pas veten. SHÇBA kreu verifikimet e plota për të kqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, kryqrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj. Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 maj 2018 nga shtetasja XH.Ç. për përndjekje. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë regjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin. Pas kallëzimit, Prokuroria nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë Policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore. Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga shtetasja Xh.Ç., pas kallëzimit të datës 07.05.2018. Pra, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e Policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën”, theksohet në njoftimin e SHÇBA.

Ky reagim vjen pasi rezulton se maturantja ishte drejtuar më parë për ndihmë pranë uniformave blu dhe mesa duket nuk mori zgjidhje e as mbrojtje.

Më 8 qershor një krim pasioni tronditi kryeqytetin ku Xhaferr Mata ka qëlluar mbi Xhuliana Çunin duke e lënë të vdekur, e më pas qëlloi veten. Ai ndërroi jetë në spital.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.