Kryesore

CAS refuzon kërkesën e Skënderbeut për pezullimin e vendimit të UEFA-s. Mbetet në fuqi dënimi

17:30 - 14.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka refuzuar kërkesën e Skënderbeut për pezullimin e vendimit të UEFA-s.
Kështu, kampionët e Shqipërisë nuk do të mund të luajnë në asnjë kompeticion evropian për 10 vitet e ardhshme dhe do të paguajnë 1 milion euro gjobë.




Pas konfirmimit nga KAS, Kukësi do të jetë skuadra që do të shkojë në Champions, ndërsa Partizani automatikisht merr pjesë në Ligën e Europës.

Në një pjesë të raportit të UEFA-s, vërehen disa nga takimet që nga institucioni më i lartë futbollistik në Europë, janë cilësuar si të trukuara:

Krusaders-Skënderbeu- Në mënyrë të përgjithshme, këto modele bastesh tërësisht anormale tregojnë se një periudhë specifike e ndeshjes ishte manipuluar, për të siguruar përfitime nga bastet në mënyrë korruptive.

Dinamo Zagreb-Skënderbeu- Prova për të mbështetur këtë konkluzion është shumë e madhe, me baste shume dyshuese, Skënderbeu qëllimisht tentoi të pësonte të paktën dy gola të vonë.

Sporting-Skënderbeu- Ka prova të konsiderueshme për të treguar se ka një përpjekje të organizuar për të gjeneruar përfitime koruptive nga bastet nga kjo ndeshje. Asnjë justifikim nuk mund te provohet për baste shumë të larta për Skënderbeun, që të pësojë të paktën një gol të vonë në ndeshje dhe për të paktën 6 gola të shënuar në total.

Skënderbeu-Lokomotiv Moskë– Nuk ka faktorë mbështetës që mund të llogariten për modelet e bastit live shumë të dyshimtë, të cilat janë vendosur për Skënderbeun të humbasë me të paktën dy gola diferencë dhe për të paktën 2 ose 3 gola të shënuar në total. Në mënyrë të përgjithshme, teoria e provave sugjeron se Skënderbeu manipuloi këtë ndeshje për të siguruar përfitime nga bastet e korruptuara në një skeme qe u ekzekutua në një mënyrë shumë të organizuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.