LIFE STYLE

Dyshonte se i prishi familjen, gruaja zhvesh të dashurën e burrit dhe e lyen me salcë peshku e spec djegës

12:54 - 14.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndodh edhe kështu! Një grua xheloze ka zhveshur në mes të rrugës një femër, pasi mendonte se ishte e dashura e burrit të saj. Giang Jun po punonte në parukerinë e saj në Thanh Hoa, Vietnam kur gruaja e trishtuar e ka sulmuar, duke e akuzuar se kishte marrëdhënie me bashkëshortin e saj. Raportohet se gruaja pasi e kapi Giang nga flokët dhe e nxori jashtë në rrugë, i shqeu rrobat dhe lyeu me salcë peshku dhe spec djegës pluhur.




Sipas dëshmitarëve, gruaja kishte qenë e martuar për 10 vite, por 30-vjeçarja, pronare e kozmetikës ia kishte shkatërruar martesën.

Viktima nuk tregoi rezistencë gjatë dhunës së ushtruar ndaj saj, ndërsa u shtrua në spital për shkak të djegieve të shumta të shkaktuara nga speci djegës. Policia tha se vajza e dhunuar është identifikuar dhe po inkurajohet për të ngritur padi, megjithëse ka frikë nga pasojat.

Zyrtarët thanë se sulmuesja mund të akuzohet për poshtërimin e një personi tjetër, duke i shkaktuar qëllimisht lëndime dhe si edhe prishjen e qetësisë publike.

Ndërkohë që policia po heton ngjarjen e rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.