LAJMEKALENDARI

Politike

FOTOLAJM/ Të rinjtë demokratë i gjuajtën me vezë, Veliaj i kundërpërgjigjet me një “meme”

15:52 - 14.06.18 Gazeta Shqiptare

Paraditen e sotme, pak para se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të hynte në takimin me artistët është qëlluar me vezë nga të rinjtë demokratë, në shenjë proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Mirëpo, kryebashkiakut nuk i ka dalë inati për gjestin e tyre. Ndërsa iu dha një këshillë se duhet të stërviten më shumë me shënjestrën duke qenë se hodhën 10 vezë dhe nuk e zuri asnjë, tashmë u është kundërpërgjigjur me një meme.

LEXO edhe: Erion Veliaj qëllohet me vezë

Ai ka ironizuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa shkruan: “T’kishte Lulzim Basha nishan do kish bo noj punë në Tiranë a do kish fitu noi palë zgjedhje”.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *