Një 28-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë mëngjesin e kësaj të mërkure.
Në gusht të vitit të kaluar 28-vjeçari Kleanthi Todri u kallëzua nga nëna e një vajze të mitur se e kërcënonte, duke i kërkuar 2 mijë euro.
I riu kishte pasur një raport të shkurtër me të miturën dhe për shkak të prishjes së këtij raporti, Todri e kërcënonte me mesazhe duke i kërkuar shumën e parave.
Pas gjykimit në shkallën e parë të Krimeve të Rënda në Tiranë, Todri u dënua me 7 muaj e tre ditë burg “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Shfaq Komentet (0)