AKTUALITET

Nesër Fiter Bajrami, ja kur do të bëhet falja e namazit

15:07 - 14.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Besimtarët myslimanë do të mbyllin mbrëmjen e sotme muajin e Ramazanit, pas 30 ditëve argjërim.




Mbyllja e këtij muaji të rëndësishëm kremtohet me festën e Fiter Bajramit që është nesër.  Komuniteti mysliman i Shqipërisë ka njoftuar besimtarët se falja e namazit të Fitër Bajrami do të bëhet të premten në orën 06:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, ndërkohë që programi me ligjërimet nga imamët nis më herët, rreth orës 5:30.

Arsyeja përse besimtarët i rikthen sërish faljes së namazit në Bulevard, është për shkak se hapësira në sheshin Skënderbej do të shfrytëzohet për arenën që do të ngrihet me ekran të mëdhenj për kampionit botëror të futbollit.

Kryetari i komuniteti Mysliman, Skënder Brucaj ka uruar besimtarët. “Është momenti i shprehjes së dashurisë dhe respektit për familjet tona, për fqinjët tanë dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.