AKTUALITET

Pas ngjarjes tragjike, policia vë në pranga mekanikun. Përndiqte vajzën 21 vite më të re

19:00 - 14.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ngjarjes tragjike në “Don Bosko” në kryeqytet, duket se policia po tregohet më serioze në lidhje me denoncimet që bëhet për dhunë dhe përndjekje nga vajzat.




Kështu këtë të enjte në pranga ka përfunduar 45-vjeçari Besnik Brahimi. Shqiptaro-amerikani me profesion mekanik u vu në pranga me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij 21 vite më të re.

Brahimi kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu, sërish për akuzën e përndjekjes së 24-vjeçares. E punësuar si shitëse, ajo e kishte denoncuar shqiptaro-amerikanin në Janar të vitit 2017, pak javë pasi ata ishin ndarë pas një lidhjeje një më tepër se një vjeçare.

Besnik Brahimi
Besnik Brahimi

Për këtë akuzë, mekaniku 45-vjeçar u dënua për një vit e gjysmë. Të mërkurës pasdite, ai e përndoqi sërish dhe pas denoncimit u vu serish në pranga.
Për këtë vit janë vrarë 6 gra. Më të fundit janë Ardjana Shaholli, e cila u godit për vdekje nga bashkëshorti pas një sherri banal në Durrës. Si edhe Xhuljeta Çuni, 19 vjeç, e cila u vra ditën që po shkonte të jepte provimin e letërsisë.

Vrasja e Xhulietës mund të parandalohej përsa kohë prokuroria kishte nisur hetimet për Xhaferr Matën për përndjekje, kallëzim i dorëzuar prej saj në maj 2018.

Por Xhulieta nuk mund të përfitonte urdhër-mbrojtjeje sipas ligjit sepse ajo nuk ishte pjesë e familjes së tij dhe as bashkëjetuese. Nga 1 janari 2018 deri më 31 maj 2018 kanë përfituar urdhër-mbrojtjeje 1275 gra.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.