LIFE STYLE

Sa kohë harxhojnë femrat për të zgjedhur veshjen e duhur

11:43 - 14.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në qoftë se do të pyesnit meshkujt se cila është gjëja që i besdis më tepër tek partneret e tyre, me siguri do të përmendnin momentin kur ato duhet të zgjedhin veshjen. ose në rastin më të keq, kur thonë që nuk kanë asgjë për të veshur ndërkohë që dollapi i tyre është plot e përplot.




Përzgjedhja e veshjes së duhur nuk është aq e lehtë sa duket. Në fakt ajo i kushton gjithësecilës prej nesh plot 17 minuta në ditë që e përkthyer në shifra është – 6 muaj jetë. Sipas një studimi të fundit, i kryer në Angli nga agjencia ”Marks & Spencer”, femrat harxhojnë mesatarisht 17 minuta kohë çdo ditë në mëngjes për të gjetur veshjen e “përshtatshme”.

Gjatë këtyre minutave, femrat e gjejnë veten në mes të një pirgu rrobash të hedhura ngado dhe gjithmonë përfundojnë duke veshur atë që kanë zgjedhur në fillim. Nga studimi rezultoi se 62% e femrave vuan prej “kapriçove të garderobës”. Ato  u shprehën se nuk kishin çfarë të vishnin edhe pse një pjesë e veshjeve të tyre ishin thuajse të paprekura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.