AKTUALITET

Shembja e Teatrit Kombëtar, Veliaj: Ky nuk është teatër, ja çfarë do të ndodh me projektin e ri

09:36 - 14.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News24”, u shpreh se ndërtimi i një teatri të ri në kryeqytet është një shans fantastik për të modernizuar dhe përmirësuar kushtet e këtij ambienti..




Veliaj tha se pas shembjes së Teatrit Kombëtar, do fillojë nisja e punimeve për projektin e ri i cili do t ofrojë kushte shumë herë më të mira se ky që është aktualisht dhe sipas tij, ky teatër do të rezistojë për 100 vitet e ardhshme.

 “Ky është një shans fantastik për të pasur një ëndërr dhe për ta diskutuar këtë ëndërr se ëndrra duhet të kthehet në projekt. Një teatër i ri, një teatër modern, një teatër që i reziston 100 viteve të ardhshme”, tha ai.

Kryebashkiaku theksoi dhe një herë se Teatri Kombëtar aktual nuk është një teatër i mirëfilltë, pasi ai u ndërtua nga italianët për italianët për argëtimin e ushtarëve e kazermave

 “Ky ishte një teatër dopolavoro, ndërtuar nga ushtria italiane për të argëtuar ushtarët e kazermave në Tiranë për periudhën 7-8 vjeçare pas luftës. Zgjati 70-80 vite, po afrohet viti i 90. Çështja është ambicia jonë është riparimi, vënia e disa mballomave të kësaj ëndrre të ushtrisë italiane që ishte për 7-8 vjet dhe ne do t’i bëjmë kësaj ëndrre një overdraft si në bankë apo kemi një ëndërr komplet tonën? Kjo është për diskutim. Nëse arrijmë në një konkluzion që jo more jo, ne nuk duam ndryshim. Ajo që më rezulton është që kur qytetet kanë ndryshuar ka pasur progres”, tha kryebashkiaku Veliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.