SPORT

Skënderbeu ende shpreson: Vendimi përfundimtar, në muajt në vijim

18:31 - 14.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpresa vdes e fundit, edhe Skënderbeu ende ka shpresa. Klubi ka sqaruar me anë të një deklarate për shtyp se “CAS ka refuzuar vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s”.




“Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim. Klubi dhe zyra ligjore mbetet besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të KF Skënderbeut”, lexohet në deklaratë.

CAS refuzon kërkesën e Skënderbeut për pezullimin e vendimit të UEFA-s. Mbetet në fuqi dënimi

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit në çështjen e klubit të futbollit sportiv Skënderbeu, i dënuar me 10 vjet përjashtim nga kupat kontinentale dhe me një gjobë 1 milion euro.

Klubi korçar shpresoi deri në fund se do të mund të merrte qoftë edhe përkohësisht dritën jeshile për të qenë në elitën e futbollit europian këtë sezon, por CAS, e njëjta gjykatë që i dha Shqipërisë fitoren në tavolinë për trazirat e huliganëve serbë, vendosi të mos devijojë nga Apeli i UEFA-s.

Reagimi
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hedhur poshtë kërkesën për masë të përkohshme të ankimuar nga Skënderbeu, duke i qëndruar ekzekutimit të vendimit të marrë nga Apeli i UEFA-s në 26 Prill 2018. Skënderbeu u gjet fajtor për disa ndeshje të manipuluara dhe është përjashtuar me 10 vjet, së bashku me një gjobë 1 milion euro. Procedura e Arbitrazhit ndërkohë është në proces dhe nuk është vendosur një seancë për dëgjimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.