Kryesore

“Të qëndroni në këtë detyrë është e tepërt”, Rama shkarkon 6 drejtorë

19:10 - 14.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër drejtorë rajonalë të Hipotekave dhe dy të ALUIZNI-it janë shkarkuar. Vendimi është marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Në një takim të zhvilluar në Tiranë me drejtuesit rajonalë, kreu i qeverisë ka evidentuar performancën e dobët të drejtorëve. Nuk dihet ende se cilët nga drejtorët rajonalë janë shkarkuar.




Ai e ka konsideruar të tepërt qëndrimin e tyre në detyrë kur rezultatet nuk janë optimiste, ka mosrealizim dhe performancë e dobët.

Këtë të enjte kryeministri Edi Rama dukej se kishte vendosur të marrë vetë në dorë drejtimin e platformës së bashkëqeverisjes duke e kthyer një takim periodik publik atë të prezantimit të shifrave të rasteve të denoncuara dhe të zgjidhura përmes saj.

Kryeministri këmbëngul se aksesi që ky portal i krijon qytetarëve është shumë më i madh se çdo mik apo zarf ryshfeti që mund të përdorin për të zgjidhur problemet me administratën.

Bashkëpunimi qytetar, Rama është i bindur se do të mundësojë dhe përmbushjen e premtimit për pastrimin e administratës nga të korruptuarit dhe të paaftët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.